[TITLE]
[BODY]

BEST MOVIES

[TITLE]
[BODY]
Kryefaqe » 2013 » February » 25
Marseli, Elena dhe Eldora flasin për banorët e shtëpisë. Fillimisht ato e nisin me Altinën. Mesa duket ajo ka lënë përshtypje jo të mirë tek Marseli dhe Elena, me sjelljen e saj. Madje këto dy banorë shprehen se ajo është antipatike. Ato thonë që impakti i parë nuk i ka zhgënjyer asnjëherë për të krijuar iden e karakterit të një personi. Marseli thotë që njerëzit duken që në fillim. Më pas ato flasin për Anaidin.Janë te mendimit që ai duket tip i vështirë por është aktiv ne lojra. Elena ka dyshime nëse do ta ketë Anaidin nga krahu i saj apo jo, por me pas shpreh një bindje që do ta ketë në krahun e saj. Ndërsa për sa i përket Etleves, Marseli shprehet: "Për mua zëre se ajo nuk ekziston”. Ai është i mendimit se njerëzit duhet të jenë aktiv, sidomos ditët e para. ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 690 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-25 | Komento (0)

Banorët janë mbledhur në dhomën e ndenjes dhe shkëmbejnë mendime për të zhvilluar ndonjë lojë dhe për të bërë diçka interesante. Anaidi propozon të bëjnë një lojë me shishe, duke e mbajtur mes këmbëve dhe tja kalojnë njëri-tjetrit. Por duket që kjo lojë nuk i ka shkuar për shtat Elenës, e cila ka kërkuar ndonjë ide tjetër. Anaidi jep disa ide por jo të gjithëve u përshtaten. Gjithshtu edhe Olta jep ide për lojë. Ajo thotë që të mundohen të kapin mollën me goje e cila ndodhet në tokë, por mollë nuk kanë, kështu që edhe kjo ide nuk u mbështet. Më në fund, një pjesë e banorëve vendosin të luajne lojën e telefonit të prishur.
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 646 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-25 | Komento (0)

Anaidi i tregon banorëve një episod që i ka ndodhur me Ilirin. Ai bën shaka dhe i tregon banoreve se e ka kapur Ilirin me llafe: "Dy-tre fjali dhe e kapa mat, pastaj më tha Iliri, hajde pijmë nga nje kafe se jemi të dy djem të zgjuar”. Banorët qeshin. Madje Anaidi shton se Iliri e paska marrë antipati duke qënë se Anaidi është tallur me profesionin e Ilirit, që si thotë Iliri është, marins. Anaidi i paskësh treguar Ilirit se edhe ai ka një shok që ka punuar nje punë të tillë, por Iliri ja ktheu që ke luajtur shumë playstation. Aty Anaidi ka filluar ta ngacmojë dhe të tallet me të mbi çrregullimet që mund ti ketë lënë lufta e Irakut. Anaidi vazhdon të tallet duke shtuar qe nuk fle marinsi ashtu si ai, dhe nuk gërrhet ashtu. Ai i kishte thënë Ilirit që ka bërë gab ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 592 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-25 | Komento (0)

 Me sa duket kanë filluar ironitë e para mes banorëve. Jonilda ngacmon Marselinin duke i thënë: "Fytyren tënde do ta kisha martuar. Je shumë sensual, por do të kisha zbutur mirë”.Por Marselini i kthehet me të butë dhe i thotë që ka ardhur në momentin e gabuar. Jonilda vazhdon ta ngacmoje duke i thënë: "O mister, playboy”. Ai i përgjigjet që është burrë me namuz, por ngacmimet e Jonildes vazhdojnë duke i përmendur moshën e tij të re. Këtu Marselini bëhet pak më serioz duke i thënë që ai thjesht e injoron si person. Marselini akuzon Jonilden që ka mohuar origjinën, duke thënë njëherë që është nga Kosova, pastaj nga Puka, gjithashtu ai shton sa ajo ka sharë edhe gjithë burrat e martuar. Ajo mbrohet se e ka vetëm me Marselinin dhe nuk ka punë me burrat e botës. ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 643 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-25 | Komento (0)

 Bisedat mes banorëve vazhdojnë për orë të tëra, duke bërë shaka e duke menduar për ide për lojëra. Loja e parë e tyre është ajo me pantonime, duke u argëtuar së bashku. Më vonë Eldora, Marselini dhe Elena hyjnë brenda dhe fillojnë bisedat mes tyre. Eldora e pyet Elenën për jetën private. Ajo tregon se është e lidhur me dikë që para një viti e gjysmë dhe para lidhjes ajo e ka pasur shok shumë të mirë. Pas pak atje shkon edhe Iliri, i cili fillon ta ngacmojë sërish Elenën, duke thënë se ajo duket si anoreksike, por Eldora mendon ndryshe. Ajo thotë se është fiks në përmasat trupore që duhet të ketë një modele. Kështu, ata fillojnë të diskutojnë për peshën dhe përmasat ideale trupore. Marselini dhe Elena fillojnë të bëjnë sërish thashetheme për njërin nga bano ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 504 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-25 | Komento (0)

 Ndërkohë, që banorët janë duke folur për Elenën, ajo shkon aty dhe Marselini i bën komplimente duke i thënë që ajo është e lindur për modele dhe kjo duket nga linjat e saj, mënyra se si ecën dhe çdo sjellje e saja. Pak më vone Elena shkon dhe ulet afër Marselinit e i kërkon atij një mendim për Jonilden. Ai e shikon si një vajzë të mirë, por sipas tij ajo po mundohet të bëjë "aktoren”. Ai mendon se Jonilda po u afrohet të gjithëve dhe kërkon të mbulojë sa më shumë situata e të jetë e pranishme kudo. Elena shprehet: "Që në fillim hyri si një avdalle”. Elena nuk ka shumë besim tek Jonilda dhe këtë gjë ia vë në dukje dhe Marselinit. Më vonë të dy fillojnë të flasin për Xhimin. Marselini mendon se ai ka shumë frikë të ndryshojë dhe për këtë arsye nuk ka krijuar ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 683 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-25 | Komento (0)

 Shakatë dhe të qeshurat mes banorëve vazhdojnë ende edhe në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë, Arsimi propozon ide për lojëra. Djemtë dalin në oborr dhe fillojnë të bisedojnë, ndërkohë që Iliri shikon Elenën të shkojë drejt tualetit e fillon të flasë me ironi për të. "Shumë herë më seksi do të dukem unë me një palë pantallona, ndërkohë që ajo do të ketë ndërruar 75 palë”, shprehet ai. "Ajo është fottoshop e gjitha”, vazhdon të thotë ai duke qeshur, ndërkohë që edhe djemtë e tjerë e mbështesin. Banorët vënë re që Elena rri gjatë gjithë kohës duke u parë në pishinë dhe Olseni nuk duron ta shprehë këtë gjë edhe tek të tjerët. "Ajo rri 7 vjet në pasqyrë o vëlla”, thotë ai. Thashethemet për Elenën nuk kanë të mbaruar. Marselini e shikon teksa kalon dhe pyet Sh ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 636 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-25 | Komento (0)

Marselini, Anaidi, Elena dhe Blendi shkojnë afër pishinës dhe fillojnë të tregojnë histori nga jeta e tyre. Marselini tregon për familjen e tij dhe veten. Ai thotë se jeton me prindërit dhe vëllanë e tij 9 vjet më të vogël se vetja, në Itali. Banorët e tjerë e pyesin se përse nuk ka arritur ta marrë bashkëshorten dhe djalin atje, por Marselini tregon se ka bërë një martesë me një italiane, por vetëm për efekt dokumentesh, në moshën 18-vjeçare. Ai tregon se procedurat e divorcit atje janë shumë të gjata dhe kjo gjë e ka penguar atë që të bëjë martesën me vajzën që do dhe që ka edhe një fëmije. "Gjëja më e bukur e martesës sime do të jetë çuni”, shprehet Marselini. Ai hamendëson për dasmën e tij dhe e mendon si një gjë shumë të bukur pjesëmarrjen e djalit të tij në ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 613 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-25 | Komento (0)

 Ndërkohë që Iliri dhe Altina merren me larjen e enëve dhe sistemimin pishinës, afër tyre shkon Arsimi dhe Xhimi e të katërt fillojnë të bisedojnë e të bëjnë shaka me njëri-tjetrin. Aty shkon Elena pak më vonë, e cila fillon të ngacmohet nga Iliri, për sa i përket veshjes së saj provokuese, sipas tij. "Çfarë është ajo, bluzë shumë e gjatë apo fustan shumë i shkurtër?”, i thotë ai. Ndërsa Elena mundohet ta anashkalojë, dukë i pyetur nëse kanë nevojë për ndihmën e saj ën kuzhinë. Bisedat mes tyre vazhdojnë edhe pas largimit të saj. Disa nga banorët shkojnë në dhomën e gjumit dhe bisedojnë për kamerat e shtëpisë dhe orenditë e saj, ndërkohë që sistemojnë rrobat nëpër dollapë. Disa nga djemtë e shtëpisë shkojnë në dhomën e gjumit dhe merren me sistemimin rrobav ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 567 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-25 | Komento (0)

 Me mbarimin e spektaklit banorët ulen të gjithë së bashku për të darkuar, ndërkohë që vazhdojnë ende të njihen me njëri-tjetrin dhe të bëjnë pyetjet e para. Secili nga banorët tregon detaje nga eksperiencat personale, duke i mundësuar tjetrit një njohje të parë, edhe pse janë vetëm orët e para të qëndrimit së bashku në të njëjtën shtëpi. Pak më vonë të gjitha vajzat grumbullohen në dhomën e gjumit dhe fillojnë të bisedojnë për kushtet e shtëpisë dhe larminë e ngjyrave që e karakterizon këtë vit shtëpinë e Big Brother. E ndërsa vajzat bisedojnë, djemtë janë mbledhur të gjithë në dhomën në katin e dytë të saj. Vajzat vazhdojnë të diskutojnë për minuta të tëra për dhomat e gjumit dhe ndërkohë që vendosin të ndajnë krevatet, i propozojnë njëra-tjetrës që të nd ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 599 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-25 | Komento (0)

 Arbana thërret Arsimin ne dhomën e rrëfimit dhe i ngarkon atij një mision me urdhër të Vëllait të Madh. "Ti ke në dorë fatin e njërit prej banorëve të shtëpisë”, thotë Arbana. Arsimi duhet të zgjedhë njërin prej banorëve, i cili do të jetë në nominim deri në fund të qëndrimit të tij brenda shtëpisë. Vëllai i Madh do t’i japë mundësi për pak kohë para së ta bëjë këtë zgjedhje. Arsimi thotë se kjo zgjedhje është shumë e vështirë për të. "Kam një natyrë pak më ndryshe për ta bërë këtë”, shprehet Arsimi. Por është pikërisht kjo arsyeja se pse Vëllai i Madh ka zgjedhur pikërisht atë. Me futjen e dy banorëve të fundit në shtëpi, Arbana u komunikon se këta janë 16 banorët përfundimtarë të shtëpisë së Big Brother. Arbana i përshëndet duke i uruar të kalojnë një ja ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 583 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-25 | Komento (0)

Altinia dhe Xhimi futen në shtëpi, ndërkohë që dy banorë të rinj vijnë në studio, janë Anajdi dhe Olta. Anajdi është 27 vjeç dhe vjen nga Tirana. Ai ka emigruar në disa shtete të Europës, por thotë i pëlqen shumë Tirana. Ai ka studiuar për gazetari, por punon në një biznes privat. I pëlqen shumë noti dhe vrapi. Si gjënë më të rëndësishme në jetë ai konsideron familjen. "Nuk e bën paraja njeriun por njeriu paranë”, është motoja e tij. Olta është 25 vjeçe dhe vjen nga Burreli. Ajo ka studiuar për ekonomik dhe juridik. Jeton në Londër dhe thotë se dita e saj është e ngarkuar. Olta mendon se njerëzit kuptojnë edhe pa folur. Shpendi dhe Jonilda janë dy banorët e rinj dhe të fundit. Shpendi është 30 vjeç dhe vjen nga Prishtina, i divorcuar dhe ka një vajzë 5 vjeçe me ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 540 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-25 | Komento (0)

Banorja tjetër është Elena, ajo është 19 vjeç dhe studion për gazetari. Ajo është modele dhe punon si e tillë, megjithëse është hobi më tepër për të sesa punë. Ajo thotë se nëse nuk do të ishte modele mund të bëhej gjithçka që ka lidhje me artin. Pas pak minutash Elena shkon në ambientet e shtëpisë dhe prezantohet me banorët. Ndërkohe shfaqet sekreti i radhës: "Kam 100 palë këpucë”. Banori thotë se për këpucët ka bërë çmendurira, madje ka arritur të shesë edhe makinën. Sekreti i radhës ka të bëjë me gjakmarrjen. Ai tregon për një lidhje shoqërore që ka pasur me dikë, por ishte Kanuni ai që ndërpreu marrëdhënien e tyre. Sekreti tjetër ka të bëjë me njërin nga banorët që është vegjetarian.
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 493 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-25 | Komento (0)

Altina dhe Xhimi janë dy banorët e tjerë të rinj në shtëpinë e Big Brother. Altina vjen nga Kosova dhe i pëlqen që të jetë gjithmonë ndryshe. Ajo vjen nga Gjakova dhe është 25 vjeçe. Ajo thotë se nuk ndikohet asnjëherë nga njerëzit e tjerë. Altina thotë se punon në një kafene, por ka studiuar për aktrim. Kërkon që të arrijë të bëhet aktore Hollivudi dhe ka besim se ka për t’ia dalë. Altina kërkon që të promovohet në Big Brother dhe kjo është arsyeja se pse ka hyrë. Xhimi është 45 vjeç dhe ka lindur në Tiranë. Ai ka jetuar në shumë qytete në botë por aktualisht jeton në Athinë dhe për shumë vite ka punuar në metro. Si hobi të tijin ai përmend gatimin. Ai thotë se i pëlqen gjimnastika dhe vrapi. Ai aktrimin ka një ëndërr të tijën. Ai në moshën 20-vjeçare ka dalë p ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 564 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-25 | Komento (0)

 Arbana fton Olsenin që të hyjë në shtëpi. Ai hyn dhe kërkon nëpër dhoma, por nuk gjen askund asnjërin prej banorëve. Ata ndodhen në ambientet e tualetit, të cilat ende nuk i kishin parë. Pas pak minutash ata takohen pranë ambientit të pishinës, duke krijuar situata humori për publikun. Ndërkohë, në studio kanë mbërritur dy banorë të tjerë, Marselini dhe Eldora. Marselini mendon se në jetën e tij ka vetëm të tashme. Ai është nga Berati dhe jeton në Bari të Italisë. Si moment të vështirë ai e mendon ikjen në Itali, pasi veten e shikonte si një djalë provincial. Ai tregon se prej tre vitesh është bërë baba dhe fëmija e tij dhe e ëma ndodhen në Shqipëri. Marselini thotë se ka shumë sekrete të tjera të fshehura veç gruas dhe djalit të tij. Eldora jeton në Tiran ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 549 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-25 | Komento (0)

Sekreti numër dy ka të bëjë me vetëkontrollin. Tae këon do është një lloj sporti. Kam filluar ta përdor në moshën 17-vjeçare, si fillim si stërvitje, por të forcon vetëbesimin. E kam ushtruar për katër vjet. Njihemi ndërkohë me sekretin numër tre. Ai tregon se ka pasur një debat me të atin dhe ka më shumë se një vit që nuk flet me të. Nuk di nëse do të arrijë të flasë me të. Ky është sekreti i këtij banori. Arbana është kurioze të dijë se sa kohë mund t’i duhet publikut për ta zbuluar një sekret dhe për këtë pyet Arjan Konomin, i cili mendon se njëri sekret me tjetrin është shumë i ndryshëm dhe për këtë arsye koha e zbulimit mund të jetë e ndryshme.
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 586 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-25 | Komento (0)

Arbana prezanton dy banorët e parë, Ilirin dhe Joanën. Ata theksojnë se për herë të parë janë në një studio të tillë. Joana përshëndet miqtë e saj më të ngushtë dhe familjen e saj, ndërsa Iliri mbesën e tij të vogël, e cila mezi priste ta shikonte nga televizori dhe të gjithë miqtë e tij. Më vonë Arbana i përcjell të dy banorët për në shtëpinë e Big Brother. Arbana fton në studio dy banorët e parë, duke njohur edhe publikun me ta. Iliri është 27 vjeç dhe jeton në qytetin Firences, që për të është qyteti i paqes. Ai thotë se punon natën në një hotel si recepsionist. Veç italishtes flet dhe gjuhën angleze. Joana vjen nga Tirana dhe është 26 vjeçe. Ajo tregon se familja e saj jeton në Athinë, por megjithatë ajo është shumë e lidhur me të. Joana ka mbaruar për farma ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 580 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-25 | Komento (0)

Reality Show i përmasave madhështore filloi. Hyn Arbana ne studio duke përshëndetur publikun dhe duke njoftuar se ky edicion do të jetë krejt ndryshe nga edicionet e kaluar, ashtu siç është njoftuar edhe më parë, pasi secili nga banorët do të mbartë një sekret, që për secilin nga ne do të jetë surprizë. Arbana jep njoftimin dytë për spektatorët, duke prezantuar opinionistin Arjan Konomi, i cili do të vazhdojë edhe këtë vit të jetë opinionit i Bb6-ës. Por Arbana shton se Arjani nuk do të jetë i vetmi opinionit. Por ai që nuk ndryshon është çmimi i madh, i cili vazhdon të mbetet 100 milionë. Arbana saktëson së 70 milionë do të jetë vlera e fituesit, por pjesa tjetër do të varet nga sekretet, rëndësia e të cilit do të sqarohet në vijim. Arbana shton se për fituesin ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 589 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-25 | Komento (0)

Free web hostinguCoz