[TITLE]
[BODY]

BEST MOVIES

[TITLE]
[BODY]
Kryefaqe » 2013 » February » 25 » Altina-Xhimi dhe Shpendi-Jonila, banorët e fundit në BB6
0:40 AM
Altina-Xhimi dhe Shpendi-Jonila, banorët e fundit në BB6
Altinia dhe Xhimi futen në shtëpi, ndërkohë që dy banorë të rinj vijnë në studio, janë Anajdi dhe Olta. Anajdi është 27 vjeç dhe vjen nga Tirana. Ai ka emigruar në disa shtete të Europës, por thotë i pëlqen shumë Tirana. Ai ka studiuar për gazetari, por punon në një biznes privat. I pëlqen shumë noti dhe vrapi. Si gjënë më të rëndësishme në jetë ai konsideron familjen. "Nuk e bën paraja njeriun por njeriu paranë”, është motoja e tij. Olta është 25 vjeçe dhe vjen nga Burreli. Ajo ka studiuar për ekonomik dhe juridik. Jeton në Londër dhe thotë se dita e saj është e ngarkuar. Olta mendon se njerëzit kuptojnë edhe pa folur. Shpendi dhe Jonilda janë dy banorët e rinj dhe të fundit. Shpendi është 30 vjeç dhe vjen nga Prishtina, i divorcuar dhe ka një vajzë 5 vjeçe me emrin Liza. Ai thotë se koha që kalon me të i duket shumë e shkurtër, për shkak të dashurisë të madhe që ndien për vajzën. Shpendi punon në një kompani private familjare. Jonilda vjen nga Puka. Ajo ka punuar për 5 vjet si laborante dentare. Prej 10 vjetësh jeton në Itali. Jonilda flet për një marrëdhënie shumë të mirë me motrat e saj. Ato e kritikojnë për faktin që ka shumë shoqëri me meshkujt. Ajo pamend të atin, i cili nuk ka qenë aspak fanatik për të në asnjë situatë, e për më tepër e ka mbështetur gjithmonë. Pas pak minutash hyjnë në shtëpi edhe dy banorët e fundit për natën e sotme. Shpendi merr një vazo me trëndafila dhe fillon t’i ndajë ata me banorët e tjerë.
Kategoria: Big Brother Albania 6 | Shikime: 538 | Postoi: LiXi | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
Emri *:
Email (msn):
Kodi *:
Free web hostinguCoz