[TITLE]
[BODY]

BEST MOVIES

[TITLE]
[BODY]
Kryefaqe » 2013 » February » 25 » E përfolura e shtëpisë: Elena; Marselini: “Nga pikëpamja fizike nuk do ta refuzoja kurrë”
0:47 AM
E përfolura e shtëpisë: Elena; Marselini: “Nga pikëpamja fizike nuk do ta refuzoja kurrë”
 Shakatë dhe të qeshurat mes banorëve vazhdojnë ende edhe në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë, Arsimi propozon ide për lojëra. Djemtë dalin në oborr dhe fillojnë të bisedojnë, ndërkohë që Iliri shikon Elenën të shkojë drejt tualetit e fillon të flasë me ironi për të. "Shumë herë më seksi do të dukem unë me një palë pantallona, ndërkohë që ajo do të ketë ndërruar 75 palë”, shprehet ai. "Ajo është fottoshop e gjitha”, vazhdon të thotë ai duke qeshur, ndërkohë që edhe djemtë e tjerë e mbështesin. Banorët vënë re që Elena rri gjatë gjithë kohës duke u parë në pishinë dhe Olseni nuk duron ta shprehë këtë gjë edhe tek të tjerët. "Ajo rri 7 vjet në pasqyrë o vëlla”, thotë ai. Thashethemet për Elenën nuk kanë të mbaruar. Marselini e shikon teksa kalon dhe pyet Shpendit se çfarë do të bënte me një femër të tillë. "Çdo gjë, pse jo”, përgjigjet Anaidi. "Nuk e di”, thotë Shpendi. Ndërsa Marselini thotë se nga pikëpamja fizike nuk do ta refuzonte kurrë, por nuk mund të krijonte një lidhje serioze me të. "Ti nuk do të refuzoje asnjë nga gocat”, i thotë Shpendi duke qeshur. Kështu, vazhdojnë bisedat mes tyre.
Kategoria: Big Brother Albania 6 | Shikime: 342 | Postoi: LiXi | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
Emri *:
Email (msn):
Kodi *:
Free web hostinguCoz