[TITLE]
[BODY]

BEST MOVIES

[TITLE]
[BODY]
Kryefaqe » 2013 » February » 26 » Iliri e Altina, thashetheme për banorët
0:11 AM
Iliri e Altina, thashetheme për banorët
Iliri dhe Altina vazhdojnë të rrinë afër njëri-tjetrit e të bisedojnë për banorët e tjerë dhe mendimin që kanë arritur të krijojnë për disa prej tyre. Iliri mendon se Etleva është një njeri pa shumë formim, por që shtiret sikur është e përgatitur. "Ajo është 20 vjeçe, ndërsa ne nga 27”, thotë Iliri, duke menduar se mosha bën diferencën. "Ndonjëherë e tepron, por unë nuk i kushtoj shumë vëmendje”, vazhdon të thotë Iliri. Ndërsa Altinës i bën përshtypje heshtja e Blendit. Iliri mendon se Blendi dëgjon dhe kupton shumë gjëra, pavarësisht se nuk flet, ndërsa Etleva nuk mund të krahasohet me të në asnjë aspekt. Më pas ata fillojnë të flasin për Anaidin dhe mënyrën se si reagoi ai rreth debatit për ushqimin. "Në fillim m’u duk njeri i drejtë, por pastaj e nxori veten”, thotë Iliri për të. Ai mendon që duhet t’i lënë ende kohë për ta nxjerre karakterin në situata të ndryshme. Iliri dhe Altina njihen më mirë me njëri-tjetrit, duke pyetur për familjarët e tyre. Altina thotë se ka një motër dhe dy vëllezër, ndërsa Iliri ka një motër 35 vjeçe. Altina tregon se të atin e ka inxhinier elektrik, ndërsa e ëma është shtëpiake. Kurse Iliri thotë se i ati është me profesion piktor, ndërsa e ëma është mësuese. Pasi sajojnë disa lojëra për t’i trembur banorët e tjerë që janë në gjumë, por që në fakt dalin pa rezultat, të dy banorët shkojnë në kuzhinë dhe fillojnë të merren me pastrimin. Pak minuta më vonë shkojnë dhe ata për të fjetur gjumë.
Kategoria: Big Brother Albania 6 | Shikime: 358 | Postoi: LiXi | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
Emri *:
Email (msn):
Kodi *:
Free web hostinguCoz