[TITLE]
[BODY]

BEST MOVIES

[TITLE]
[BODY]
Kryefaqe » 2013 » February » 17 » Në 16 shkurt fillon “Big Brother Albania 6”, ja risitë
0:20 AM
Në 16 shkurt fillon “Big Brother Albania 6”, ja risitë
 Cilat do të jenë të rejat e këtij viti?
                                                   Sivjet do të kemi një "Big Brother” që nuk është parë kurrë     më parë.                               Është një formulë krejt e re, që vjen për herë të parë në historinë  e këtij reality. Ky do të jetë "Big Brother”-i i sekreteve. Ata që do të futen në shtëpi do të kenë me vete secili nga një sekret shumë të rëndësishëm që lidhet me jetën e tyre dhe që nuk e kanë thënë kurrë më parë. Gjatë qëndrimit në shtëpi, detyrat kryesore për çdo banor do të jenë dy: të ruajnë sa më gjatë sekretin e tyre dhe të zbulojnë sa më shpejt sekretin e tjetrit. Këto detyra do të merren seriozisht nga konkurrentët dhe do të jenë në vëmendjen e tyre gjatë gjithë kohës. Në çdo moment ata duhet të jenë të kujdesshëm në të folur apo në veprime për të mos zbuluar se çfarë fshehin, dhe njëherësh duhet të jenë vigjilentë e të studiojnë të tjerët në çdo moment që të zbulojnë sekretin e tyre. Këto detyra janë të rëndësishme, sepse prej tyre varen qëndrimi në shtëpi dhe buxheti personal që do të mund të fitojë secili.

Nuk do të ketë vetëm një çmim
Sigurisht që një çmim do jetë, por përpos këtij çmimi banorët do të kenë mundësinë të dalin nga loja me para të fituara në bazë të zbulimeve që do të bëjnë. Zbulimi i një sekreti e penalizon konkurrentin që zbulohet, duke e përjashtuar menjëherë nga loja dhe i jep mundësinë zbuluesit që të fitojë para ose mundësinë për të qëndruar më gjatë. Duket e komplikuar, por për këtë do të ndërtohet një formulë që do t’i shpjegohet herë pas here shikuesve në mënyrë që publiku të jetë sa më i qartë.

Si do të votojë publiku?
Kjo pjesë duhet theksuar patjetër… Pa diskutim që vendimi në fund do të jetë gjithmonë në dorën e publikut. Por kjo lloj formule e re do të bëjë që të gjithë banorët të kenë një qëllim të caktuar, një mundësi përfitimi: të ndjejnë gjatë gjithë kohës rrezikun nga njëri-tjetri dhe të përqendrohen tek një mision i caktuar.

Banorët duhet të kenë sekrete
Është shumë e rëndësishme që çdo konkurrent të ketë diçka të veçantë për të thënë, diçka që nuk e ka ndarë kurrë me njeri. Dhe për të gjetur këta njerëz nuk është e vështirë, përkundrazi. Këtë e kam kuptuar gjatë këtyre viteve punë me "Big Brother”, ku kam dëgjuar pafund histori të veçanta njerëzore. Ne jemi të hapur t’i dëgjojmë këto histori, prandaj kushdo që ka diçka për të thënë, le të vijë e ta provojë. Nuk është e nevojshme ta them, sepse është e dukshme, që ky reality u jep mundësi të jashtëzakonshme atyre që i duan dhe dinë t’i shfrytëzojnë këto mundësi. Më duhet të shtoj edhe një detaj tjetër. Kjo lojë është e paparashikueshme për atë që e luan dhe për atë që e ndjek. Do të ndodhë që dikujt sekreti do t’i jepet nga "Big Brother” për një qëllim dhe afat kohor të caktuar… Sigurisht që publiku do të jetë në dijeni gjatë gjithë kohës. Gjithsesi mbetet për t’u parë. Nuk mund të zbulojmë gjithçka që tani.

Prezantuese e show-t edhe gjatë këtij viti do të jetë Arbana Osmani, e cila ka provuar me vitet se i shkon shumë për shtat këtij formati
Kategoria: Big Brother Albania 6 | Shikime: 552 | Postoi: LiXi | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
Emri *:
Email (msn):
Kodi *:
Free web hostinguCoz