[TITLE]
[BODY]

BEST MOVIES

[TITLE]
[BODY]
Kryefaqe » 2013 » February » 27 » Shaka dhe momente gazmore mes banorëve
2:04 AM
Shaka dhe momente gazmore mes banorëve
Banorët janë të ndarë në grupe brenda shtëpisë, duke biseduar dhe i treguar histori të ndryshme njëri-tjetrit. Marselini, Anaidi, Junilda dhe Elena qëndrojnë afër pishinës, duke bërë shaka me njëri-tjetrin. Marselini fillon të flasë për Elenën dhe mendimin që ka për të. Ai thotë se ditën e parë i është dukur shumë naive, por shumë shpejt ajo e përmbysi mendimin e tij për të. "Kjo femër do përkujdesje”, thotë Marselini. Ai e shikon si banoren më të re brenda shtëpisë së Big Brother, e cila duhet të ketë mbështetjen e të gjithë banorëve të tjerë. Opinioni i tij shndërrohet në shaka nga banorët e tjerë e duke qeshur vazhdojnë bisedat e shakatë mes tyre. Pjesa më e madhe e banorëve grumbullohen në sallon dhe fillojnë të tregojnë barsoleta me njëri-tjetrin, duke qeshur e duke u argëtuar së bashku. Ndërkohë, vajzat mënjanohen në anën tjetër të dhomës dhe fillojnë të hapin tema diskutimi për jetën në Shqipëri.   
Kategoria: Big Brother Albania 6 | Shikime: 643 | Postoi: LiXi | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
Emri *:
Email (msn):
Kodi *:
Free web hostinguCoz