[TITLE]
[BODY]

BEST MOVIES

[TITLE]
[BODY]
Kryefaqe » 2013 » February » 27 » Urojnë Altinën dhe Arsimin për ditëlindjen
2:02 AM
Urojnë Altinën dhe Arsimin për ditëlindjen
Banorët marrin vesh që Altina ka datëlindjen dhe të gjithë çohen dhe fillojnë ta urojnë edhe pse nuk e dinë që është vërtet mesnatë. Pak minuta më vonë kuptojnë që edhe Arsimi ka datëlindjen dhe duke e uruar u thonë të dyve se datëlindjet do t’i festojnë ditën e nesërme, pasi ata nuk kanë qenë në dijeni. Të gjithë banorët këndojnë këngën e urimit, ndërkohë që Vëllai i Madh u vendos muzikë në sfond e të gjithë fillojnë të kërcejnë. Marselini qëndron me Junildën afër pishinës e ai tregon histori me djalin e vet, ndërkohë që Junilda shpreh simpatinë që ka për fëmijët e vegjël. Më vonë të gjithë banorët grumbullohen e fillojnë të tregojnë për filma që kanë parë, për vendet ku kanë shkuar me pushime, duke u munduar të kalojnë kohën duke u argëtuar. Marselini, Anaidi, Junilda dhe Joana qëndrojnë te tavolina e ngrënies dhe fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin. Marselini tregon për të birin dhe për edukatën që kërkon t’i japë atij. Ndërsa Anaidi mendon se edukata më e mirë për një njeri është rruga, pasi aty njeriu mëson gjithçka, sipas tij. Kështu, diskutimi vazhdon mes tyre për minuta të tëra. 
Kategoria: Big Brother Albania 6 | Shikime: 429 | Postoi: LiXi | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
Emri *:
Email (msn):
Kodi *:
Free web hostinguCoz