[TITLE]
[BODY]

BEST MOVIES

[TITLE]
[BODY]
Kryefaqe » 2013 » February » 27 » Zbulimi i sekretit të parë
2:13 AM
Zbulimi i sekretit të parë
Big Brother ka vendosur që këtë javë banorët të zbulojnë një nga sekretet e tyre. Duke filluar nga sot, Big Brother do t’u japë banorëve indikacione për një nga sekretet, përmes disa provave që ata do të kalojnë. Të dhënat do t’i orientojnë banorët drejt sekretit. Ata do të kalojnë katër prova, pas të cilave janë fshehur katër të dhëna që identifikojnë sekretin. Detyra e banorëve është që të tregohen të vëmendshëm në çdo provë dhe të përmbushin me përpikmëri çdo detyrë që Big Brother do t’u japë. Ata duhet të tregohen të kujdesshëm sepse provat janë individuale. Secili prej tyre duhet ta mbajë të fshehtë në rast se arrin të zbulojë indikacionin dhe duhet ta thotë atë vetëm në dhomën e rrëfimit. Në mënyrë absolute ata nuk duhet të komentojnë me njëri-tjetrin këtë. Në fazën e parë banorët do të gatuajnë. Fillimisht ata ndahen në 5 grupe me nga 3 banorë ku njëri prej tyre do të jetë Shefi i kuzhinës i cili ka për detyrë që të kujdeset për mbarëvajtjen e gatimit dhe shtrimin e tavolinës. Secila skuadër do të ketë një ngjyrë përkatëse dhe ata do të gatuajnë recetën e përgatitur nga Vëllai i Madh. Prova nis me rënien e gongut dhe banorët duhet të zbulojnë Indikacionin e parë që ndodhet brenda menusë. Pas ekzekutimit të katër provave, banorët gjatë kësaj jave do të arrijnë të zbulojnë një nga sekretet.   
Kategoria: Big Brother Albania 6 | Shikime: 852 | Postoi: LiXi | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
Emri *:
Email (msn):
Kodi *:
Free web hostinguCoz