[TITLE]
[BODY]

BEST MOVIES

[TITLE]
[BODY]
Kryefaqe » 2013 » February » 27 » 25 0 Përplasje idesh dhe opinionesh për Elenën; Anaidi: “Asnjë nga djemtë s’ka për ta nominuar”
2:10 AM
25 0 Përplasje idesh dhe opinionesh për Elenën; Anaidi: “Asnjë nga djemtë s’ka për ta nominuar”
Edhe pse ka ardhur mëngjesi, banorët vazhdojnë të bisedojnë në sallon. Elona dhe Olta janë duke folur për Elenën, ndërkohë që në bisedë hyjnë edhe banorët e tjerë. "Më duket figurë interesante”, thotë Elona për të. "Edhe pse nuk flet, nuk do të thotë se nuk ka gjë për të thënë”, vazhdon mendimin Joana. Elona e vlerëson që Elena është e përmbajtur, duke marrë parasysh moshën e saj të vogël. Ndërsa Olta mendon se Elena është e paedukatë dhe këtë gjë e shikon nga mënyra se si u drejtohet banorëve. "Ajo është personazh dhe ajo mënyrë e të folurit i shkon”, ia kthen Elona, e cila shton se pa këto elemente, nuk do të ishte kaq shumë interesante. Olta ia fakton mendimin, duke i sjellë disa situata ku ka qenë edhe vetë prezente dhe tregon se Elena nuk ka edukatë, këtë gjë e tregon me mënyrën se si flet. "Ta siguroj se do t’ia dalë shumë mirë edhe kështu”, shton Elona. Pasi mbarojnë diskutimin vajzat, Anaidi i ven në dukje se ato gjithmonë gjykojnë femrat, por sipas tij, Elena është vajzë e pjekur dhe shumë e çiltër. "Të jeni të sigurt që në fund të Big Brother të gjithë do të jemi aq të çiltër sa Elena”, thotë Anaidi. Ai thotë se Elena është korrekte me gjithçka, e sjellshme dhe shumë e bukur. Sipas tij, nuk ka arsye për ta gjykuar. Ai u bën të qartë vajzave se mbase publiku pëlqen më tepër figurën e saj sesa te secilës nga vajzat e tjera. Oltës i pëlqen siguria në vetvete e Elenës, gjë të cilën e tregon në veprimet që bën. "Gjen terren e prandaj sillet ashtu”, thekson Anaidi. Ai mendon se asnjëri nga djemtë nuk mund ta nominojë Elenën dhe kjo gjë bën që vajzat ta kalojnë bisedën në shaka, duke thënë se duhet të vishen edhe ato si Elena. Pak minuta më vonë, të gjithë banorët shkojnë në dhomat e gjumit për të fjetur.  
Kategoria: Big Brother Albania 6 | Shikime: 780 | Postoi: LiXi | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
Emri *:
Email (msn):
Kodi *:
Free web hostinguCoz