[TITLE]
[BODY]

BEST MOVIES

[TITLE]
[BODY]
Kryefaqe » Entries archive
Banorët pasi mbarojnë së ngrëni drekën, fillojnë përsëri nga bisedat e tyre. Për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin ata flasin për moshën, familjen etj. Kështu Etleva rrëfen se natën që filloi Big Brother 6 ajo bëri 20 vjeç dhe se vetja e saj i duket e vogël. Blendi nga ana tjetër thotë se është 19 vjeç. Më pas Etleva e pyet Blendin për familjen dhe ai tregon se ka tri motra dhe dy vëllezër të tjerë. Kur vajza e pyet nëse ai është fëmija i vogël në familje, Blendi fillon të tregohet kontradiktor sepse fillimisht pranon se është fëmija i vogël dhe më pas thotë se ka edhe një motër më të vogël se veten. Ai nuk është i saktë as me moshën e motrave dhe vëllezërve të tij. Blendi pyet Etlevën për familjen e saj dhe ajo i tregon se ka dy motra dhe një vëll ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 392 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-26 | Komento (0)

Pjesa më e madhe e banorëve janë mbledhur në dhomën e ndenjes dhe bisedojnë për tema të ndryshme, si për tatuazhet, për moshën e tyre etj dhe herë pas herë ngacmojnë njëri-tjetrin. Olta, Joana dhe Jonilda ndodhen në dhomën e gjumit dhe aty vjen Iliri , për t’i njoftuar se dreka është gati dhe se banorët e tjerë po i presin. Duke dalë nga dhoma ai hedh një batutë me ironi për Elenën dhe vajzat qeshin. E ndërsa përgatiten për të shkuar në kuzhinë, ato imitojnë Elenën duke përsëritur disa nga shprehjet e saj dhe qeshin mes njëra-tjetrës. Jonilda nga ana tjetër u tregon dy vajzave të tjera për disa nga ironitë që banorët kishin bërë kundrejt Elenës në dhomën e ndenjes. Më pas të gjithë banorët mblidhen në kuzhinë sepse tashmë dreka është gati. Xhimi shër ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 402 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-26 | Komento (0)

Një pjesë e banorëve vazhdojnë të merren me gatimin e drekës, ndërsa pjesa tjetër bisedojnë për gjëra të ndryshme ku nuk mungojnë edhe komentet për debatet e kaluara. Një ndër debatet e banorëve u zhvillua për ushqimin ku Etleva e cila mbeti pa ngrënë edhe pse kishte qenë një ndër banorët që kishte gatuar. Anaidi, Marselini dhe Olseni dalin në një zonë pranë oborrit dhe fillojnë të diskutojnë rreth atij debati ku u përfshinë edhe banorët e tjerë. Anaidi (si një nga protagonistët kryesorë të debatit), mundohet që të justifikojë sjelljen e tij duke thënë edhe një herë se nuk deshi që të bënte që Xhimi të ndjehej keq dhe thotë "unë e nisa duke e falënderuar Xhimin se ai po gatuan për të gjithë, por më erdhi keq për atë gocën”. E ndërsa ai përpiqet që të ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 392 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-26 | Komento (0)

Banorët mblidhen në kuzhinë e ndërkohë që hanë mëngjesin, hedhin batuta e qeshin me njëri-tjetrin. Pasi hanë mëngjesin, banorët ndahen në grupe, ku disa prej tyre rrinë në sallon duke bërë shaka e duke i bërë pyetje Elenës lidhur me paraqitjen e saj, ndërsa Arsimi, Marselini dhe Olseni rrinë në kopsht, duke pirë cigare e duke i treguar njëri-tjetrit për ndodhitë e natës së mbrëmshme. Arsimi tregon për lojën me shishe dhe situatat e humorit gjatë saj. Ndërsa banorët në sallon flasin për histori të filmave të fundit. Ndërkohë, Jonilda tregon se ka punuar në një repart me njerëz me aftësi të kufizuara. Kështu, të gjithë japin mendimin e tyre për mënyrën se si duhet të sillesh me këtë kategori njerëzish dhe durimin që duhet të kesh. Marselini, Xhimi dhe ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 419 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-26 | Komento (0)

 I pari nga banorët që zgjohet mëngjesin e sotëm është Marselini, i cili shkon sërish në dhomën e gjumit e fillon të bërtasë me zë të lartë, për të zgjuar edhe banorët e tjerë. Pas tij zgjohet Olseni dhe Elena e pastaj edhe banorët e tjerë një e nga një. Marselini dhe Olseni dalin në kopsht për të pirë kafenë e mëngjesit, ndërkohë që fillojnë të bisedojnë. Marselini flet për sjelljen e Etlevës në lidhje me debatin e mbrëmshëm në lidhje me ushqimin dhe qesh duke bërë ironi me sjelljen e saj. Të dy shikojnë nga xhami Elenën dhe japin opinionin personal në lidhje me të. "Është tip, dhe fiks për profesionin që bën”, thotë Marselini, ndërsa Olseni mendon se është e padjallëzuar. Djemtë hyjnë brenda e bashkohen me Elenën, e kështu fillojnë të flasin m ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 452 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-26 | Komento (0)

Iliri dhe Altina vazhdojnë të rrinë afër njëri-tjetrit e të bisedojnë për banorët e tjerë dhe mendimin që kanë arritur të krijojnë për disa prej tyre. Iliri mendon se Etleva është një njeri pa shumë formim, por që shtiret sikur është e përgatitur. "Ajo është 20 vjeçe, ndërsa ne nga 27”, thotë Iliri, duke menduar se mosha bën diferencën. "Ndonjëherë e tepron, por unë nuk i kushtoj shumë vëmendje”, vazhdon të thotë Iliri. Ndërsa Altinës i bën përshtypje heshtja e Blendit. Iliri mendon se Blendi dëgjon dhe kupton shumë gjëra, pavarësisht se nuk flet, ndërsa Etleva nuk mund të krahasohet me të në asnjë aspekt. Më pas ata fillojnë të flasin për Anaidin dhe mënyrën se si reagoi ai rreth debatit për ushqimin. "Në fillim m’u duk njeri i drejtë, por pastaj e ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 404 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-26 | Komento (0)

Disa nga banorët mblidhen së bashku e fillojnë të luajnë lojën me shishe, duke qeshur e duke hedhur batuta të gjithë së bashku. Si dënim për Arsimin vendosin që njëra nga vajzat ta lyejë me buzëkuq. Kjo gjë bën që banorët të shpërthejnë në të qeshura e duke bërtitur me zë të lartë. Ndërsa Altinën e pikturojnë në fytyrë si mace. Joana dhe Olta rrinë afër njëra-tjetrës në divan dhe fillojnë të diskutojnë për Elenën, qëndrimin dhe sjelljen e saj ndaj të tjerëve. Elena i ka bërë vërejtje disa herë Oltës për mënyrën se si vishet dhe për faktin që ajo nuk përdor shumë tualet dhe duket se kjo gjë e ka bezdisur Oltën. "Kush është ajo që të më kritikojë mua për mënyrën e veshjes?!”, shprehet Olta për Elenën. Mendimin e saj e mbështet edhe Joana, e cila i sugj ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 383 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-26 | Komento (0)

Tashmë ka mbaruar debati dhe opinionet rreth tij, kështu banorët fillojnë të bisedojnë me qetësi dhe të sjellin momente humori në shtëpi. Jonilda dhe Joana rrinë afër njëra-tjetrës e fillojnë të flasin për Elenën. Junilda i tregon për bisedën që ka bërë pak më parë me Marselinin lidhur me opinionin që ai ka për të. Joana mendon se Marselini është duke u afruar shumë me Elenën, dhe sipas saj, ai e ka një plan dhe për këtë arsye duhet ta kenë nën vëzhgim. "Ajo rri pa reçipeta nëpër shtëpi, nuk mund të themi që është e vogël”, thotë Junilda. Afër tyre shkon edhe Anaidi e të tre japin opinionin e tij rreth Elenës dhe afrimitetin të saj me Marselinit. Anaidi thotë se Marselini ende nuk po e njeh Elenën. Banorët grumbullohen në dhomën e gjumit dhe fillojnë ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 398 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-26 | Komento (0)

 Marselini dhe Joinilda fillojnë të diskutojnë me njëri-tjetrin, veç banorëve të tjerë. Ajo e pyet Marselinin për familjen e tij dhe ai thotë se e ka marrë malli për bashkëshorten e tij dhe djalin, por arsyeja se përse ka hyrë në shtëpinë e Big Brother është që t’i bëjë ata të ndihen krenarë për të. Më pas shikojnë banorët e tjerë dhe fillojnë të flasin dhe të japin opinione për ta. Marselini mendon se Olta është shumë e vakët në shtëpi, aq sa ai nuk e vë re fare. "Francezja dhe anglezja nuk bien në sy fare”, shprehet ai. Ndërsa Junilda nuk është dakord me opinionin e tij. Ajo kërkon të dijë opinionin e tij për Elenën dhe thotë, duke e ngacmuar: "Edhe Elena kështu duket”. Ndërsa Marselini mendon se Elena është ende në moshë shumë të re për ta ba ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 375 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-26 | Komento (0)

 Debati mes banorëve vazhdon për minuta të tëra rreth ushqimit. Xhimi dhe Etleva kanë përgatitur darkën për të gjithë banorët dhe sipas Etlevës, ndërkohë që ajo ishte duke larë enët, banorët e tjerë kishin mbaruar të gjithë ushqimin, aq sa ajo mbeti pa ngrënë në fund. Ai që i jep të drejtë asaj dhe qorton Xhimin dhe banorët e tjerë, është Anaidi. "Kjo gatoi për të gjithë ne dhe në fund mbeti vetë pa ngrënë”, thotë ai në debat me Marselinin, i cili i jepte drejtë Xhimit, duke thënë se nuk është faji i tij që ushqimi mbaroi apo pse nuk e ndau në pjesë të barabartë për secilin, sepse ai nuk mund të çohej nga tavolina i pangopur, duke menduar se pse nuk ka ngrënë Etleva. Në debat marrin pjesë të gjithë banorët, ku vendosin se herë tjetër situata duhe ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 422 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-26 | Komento (0)

« 1 2 3 4 5 6 »
Free web hostinguCoz