[TITLE]
[BODY]

BEST MOVIES

[TITLE]
[BODY]
Kryefaqe » 2013 » February » 25 » Altina dhe Xhemi janë dy banorë te tjerë; Blendi në mision me një vëlla binjak
0:37 AM
Altina dhe Xhemi janë dy banorë te tjerë; Blendi në mision me një vëlla binjak
Altina dhe Xhimi janë dy banorët e tjerë të rinj në shtëpinë e Big Brother. Altina vjen nga Kosova dhe i pëlqen që të jetë gjithmonë ndryshe. Ajo vjen nga Gjakova dhe është 25 vjeçe. Ajo thotë se nuk ndikohet asnjëherë nga njerëzit e tjerë. Altina thotë se punon në një kafene, por ka studiuar për aktrim. Kërkon që të arrijë të bëhet aktore Hollivudi dhe ka besim se ka për t’ia dalë. Altina kërkon që të promovohet në Big Brother dhe kjo është arsyeja se pse ka hyrë. Xhimi është 45 vjeç dhe ka lindur në Tiranë. Ai ka jetuar në shumë qytete në botë por aktualisht jeton në Athinë dhe për shumë vite ka punuar në metro. Si hobi të tijin ai përmend gatimin. Ai thotë se i pëlqen gjimnastika dhe vrapi. Ai aktrimin ka një ëndërr të tijën. Ai në moshën 20-vjeçare ka dalë për herë të parë nga Shqipëria. Të dy banorët nisen drejt shtëpisë së Big Brother, ndërkohë që Marselini dhe Eldora janë gati për të hyrë në ambientet e shtëpisë. Me të hyrë, fillojnë bisedat e para me banoret e tjerë. Arbana lidhet me banorët e shtëpisë dhe kërkon Blendin, pasi ai do të bëjë një provë për banorët e tjerë, duke i vënë në vështirësi ata. Ajo e thërret atë në dhomën e rrëfimit, ku bashkë me të është edhe vëllai i tij binjak, Andi, i cili është identik me të në paraqitje. Arbana thotë se ata të dy do të jenë një person i vetëm. Ata duhet të ndërrohen me njëri-tjetrin herë pas here, por banorët nuk duhet ta kuptojnë që bëhet fjalë për dy banorë. Ndërkohë, brenda hyn Andi, i cili paraqitet si vëllai i tij Blendi bashkë me një zarf të kuq, i cili duhet të hapet me një urdhër të Vëllait të Madh.
Kategoria: Big Brother Albania 6 | Shikime: 563 | Postoi: LiXi | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
Emri *:
Email (msn):
Kodi *:
Free web hostinguCoz