[TITLE]
[BODY]

BEST MOVIES

[TITLE]
[BODY]
Kryefaqe » 2013 » February » 26 » Opinione për banorët; Marselini për Elenën: “Është e vogël, s’mund të barazohet me të tjerët”
0:08 AM
Opinione për banorët; Marselini për Elenën: “Është e vogël, s’mund të barazohet me të tjerët”
 Marselini dhe Joinilda fillojnë të diskutojnë me njëri-tjetrin, veç banorëve të tjerë. Ajo e pyet Marselinin për familjen e tij dhe ai thotë se e ka marrë malli për bashkëshorten e tij dhe djalin, por arsyeja se përse ka hyrë në shtëpinë e Big Brother është që t’i bëjë ata të ndihen krenarë për të. Më pas shikojnë banorët e tjerë dhe fillojnë të flasin dhe të japin opinione për ta. Marselini mendon se Olta është shumë e vakët në shtëpi, aq sa ai nuk e vë re fare. "Francezja dhe anglezja nuk bien në sy fare”, shprehet ai. Ndërsa Junilda nuk është dakord me opinionin e tij. Ajo kërkon të dijë opinionin e tij për Elenën dhe thotë, duke e ngacmuar: "Edhe Elena kështu duket”. Ndërsa Marselini mendon se Elena është ende në moshë shumë të re për ta barazuar me të tjerët. "Po të ishte kaq e vogël nuk do ta kishte marrë këtë sfide, do të qëndronte në shtëpi”, shprehet Junilda. Marselini mendon se Big Brother për të mund të ketë qenë si një ëndërr dhe si një eksperiencë të re, por nuk duhen gjykuar veprimet e saj dhe kjo për shkak të moshës së re. "Mua më vjen keq se është gocë e vogël, ndërsa ti je çapkëne, s’ta kam merakun”, thotë Marselini, ndërsa shkakton të qeshura tek Junilda. Pak më vonë, afër tyre shkon Xhimi, i cili jep opinionin e tij rreth debatit, duke thënë se i kanë dhënë përmasa të mëdha pas arsye dhe se ata duhet të bashkëpunojnë, për të krijuar një marrëdhënie të mirë midis tyre.
Kategoria: Big Brother Albania 6 | Shikime: 631 | Postoi: LiXi | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
Emri *:
Email (msn):
Kodi *:
Free web hostinguCoz