[TITLE]
[BODY]

BEST MOVIES

[TITLE]
[BODY]
Kryefaqe » 2013 » February » 26 » Banorët e nisin ditën me thashetheme
0:12 AM
Banorët e nisin ditën me thashetheme
 I pari nga banorët që zgjohet mëngjesin e sotëm është Marselini, i cili shkon sërish në dhomën e gjumit e fillon të bërtasë me zë të lartë, për të zgjuar edhe banorët e tjerë. Pas tij zgjohet Olseni dhe Elena e pastaj edhe banorët e tjerë një e nga një. Marselini dhe Olseni dalin në kopsht për të pirë kafenë e mëngjesit, ndërkohë që fillojnë të bisedojnë. Marselini flet për sjelljen e Etlevës në lidhje me debatin e mbrëmshëm në lidhje me ushqimin dhe qesh duke bërë ironi me sjelljen e saj. Të dy shikojnë nga xhami Elenën dhe japin opinionin personal në lidhje me të. "Është tip, dhe fiks për profesionin që bën”, thotë Marselini, ndërsa Olseni mendon se është e padjallëzuar. Djemtë hyjnë brenda e bashkohen me Elenën, e kështu fillojnë të flasin me të për banorët e tjerë. Në qendër të vëmendjes së tyre është Altina. "Ajo është shumë e fjetur”, thotë Elena. "Ajo nuk po gjen dot akoma hapësira”, thotë Marselini. Ndërsa Olsenit i duket vajzë me karakter të fortë. Më pas ata kujtojnë debatin e mbrëmshëm dhe rifillojnë të diskutojnë sërish për të, duke fajësuar Anaidin për qëndrimin që mbajti. Elena largohet dhe të dy djemtë mbeten sërish vetëm. Ndërkohë shikojnë nga xhami Elonën e japin opinionin e tyre për të. Olseni thotë se ajo është vajzë e shkathët, ndërsa Marselini mendon se ajo mban një vuajtje brenda vetes dhe se këtë gjë e reflekton në fytyrë. Ndërkohë, në dhomën e gjumit janë zgjuar të gjithë banorët. Vajzat fillojnë të merren me sistemimin e rrobave dhe pastrimin e dhomës.
Kategoria: Big Brother Albania 6 | Shikime: 730 | Postoi: LiXi | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
Emri *:
Email (msn):
Kodi *:
Free web hostinguCoz