[TITLE]
[BODY]

BEST MOVIES

[TITLE]
[BODY]
[ Add news entry ]
ndrrimi binjakve Ndërkohë qe banorët po festojnë ditëlindjet e Altinës dhe Arsimit, dicka tjetër po ndodh në një cep të shtëpisë. Gjatë gjithë kësaj kohe brenda në shtëpi ka qënë Andi, njëri nga binjakët. Si me stil ai largohet nga turma e njerëzve dhe shkon në dhomë të rrëfimit, aty ku ndodh dhe ndërrimi me njëri-tjetrin. Ikën Andi dhe vjen Blendi. Blendi duket pak i hutuar se të mësohet me atmosferën festive që gjeti në shtëpi. Por ai shume shpejt integrohet duke marrë një birrë në dorë dhe duke u bërë pjesë e shpirtit festiv në të banorëve. Ai madje afrohet edhe tek Arsimi dhe i uron atij ditëlindjen.   
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 1210 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-27 | Komento (2)

Banorët të kënaqur nga gatimet e bëra ulen të hanë darkë. Etleva thotë se ky është vakti më i mirë qe kanë ngrënë ndonjëherë. Banorët urojnë njëri-tjetrin : "Tju bëjë mirë”. Joana si shefe e kuzhinës falënderon stafin për punën e mirë që kanë bërë. Gjithashtu nuk mungojnë duartrokitjet e banorëve në adresë të saj. Pas kësaj banorët përgëzojnë edhe njëri-tjetrin për punën në grup. Jonilda nuk harron të urojë dhe dy banorët që kanë ditëlindjen Altinën dhe Arsimin. Ndërkohë që gjithë banorët janë duke shijuar darkën e shijshme, vetëm Olta po qëndron me pjatë përpara dhe nuk e prek supën e pulës. Ajo bën sikur i kërkon ndjesë Anaidit dhe ja ofron atij supën e saj. Duke u munduar të shkëpusë vëmendjen e banorëve nga sekreti i saj, të cilët po e pyesin se përse nuk ha, ajo devijon me arsyetimin se nuk i ka qejf supat me krem. Ajo duket që është e uritur, dhe vendos të hajë një spec, madje një moment py ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 587 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-27 | Komento (1)

Iliri dhe Etleva ndodhen në dhomën e ndenjes duke biseduar. Ata fillojnë të diskutojnë për homoseksualët dhe ndajnë mendime të kundërta. Etleva thotë se ajo nuk i paragjykon homoseksualët dhe se ka shumë respekt për ata si njerëz, duke mos u interesuar shumë për preferencat e tyre seksuale. "Në momentin që ata njerëz nuk më cenojnë mua, unë nuk kam asgjë kundër tyre” thotë Etleva dhe më pas shton se asaj i dhimbsen sepse janë një kategori që paragjykohen shumë dhe nuk pranohen nga shoqëria. Iliri nuk ndan të njëjtin mendim me vajzën dhe thotë se ai është kundër homoseksualitetit. Në dhomën e ndenjës vijnë edhe banorë të tjerë të cilët futen në diskutimin e Ilirit dhe Etlevës. Banorët e tjerë kundërshtojnë Ilirin, ndërsa Marselini i kërkon Ilirit që të shpjegojë se përse është kundër homoseksualitetit. Iliri nis një diskutim të gjatë për të sqaruar se përse ai është kundër homoseksualitetit. Ili ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 454 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-27 | Komento (0)

Pas diskutimit të çështjes së homoseksualitetit, banorët ndryshojnë temën e diskutimeve. Ata fillojnë të flasin për lojën dhe sjelljen e tyre brenda shtëpisë dhe përdorin batutën e famshme "jam vetvetja”. Në këtë moment lind një diskutim mes Anaidit dhe Eldorës. Vajza thotë se ajo është vetvetja dhe se në të njëjtën mënyrë sillet edhe jashtë shtëpisë. "Unë kështu jam edhe jashtë” thotë ajo, por has në kundërshtimin e fortë të Anaidit. Anaidi thotë me zë të lartë se në shtëpi asnjë prej tyre nuk mund të jetë vetvetja. "Ne s’kemi pse e themi këtë se ne këtu kemi hyrë për lojë e nuk mund të ndodh që të sillemi njëlloj si jashtë” shton më tej ai për të kundërshtuar Eldorën. Për të bindur Eldorën ai i thotë se edhe që nga mënyra e veshjes apo edhe e folura e saj nuk tregojnë se ajo është si në shtëpinë e saj. Eldora justifikohet duke thënë se ajo vishet edhe në shtëpi me taka, por kjo bën që Anaidi ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 438 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-27 | Komento (0)

Banorët mblidhen të gjithë në dhomën e ndenjes dhe fillojnë që të diskutojnë për punët e shtëpisë. Çdo vit në Big Brother kanë ndodhur mjaft zënka e debate që kanë pasur në qendër të tyre higjienën dhe mirëmbajtjen e shtëpisë. Është bërë e zakonshme që banorët të bëjnë thashetheme për njëri-tjetrin për higjienën dhe punët e shtëpisë. Edhe këtë vit tema e pastrimit është prekur nga disa banorë. Kështu ata vendosin që të ndahen në disa grupe për të menaxhuar, pastrimin dhe gatimin. Të gjithë ndajnë opinione të ndryshme dhe në fund bien dakord që të ndahen në katër grupe me nga katër banorë. Grupet do të merren një javë me gatimin e një javë tjetër me pastrimin e shtëpisë. Pasi të gjithë bien dakord për punët e shtëpisë, banorët shpërndahen dhe rinisin përsëri bisedat e tyre.   
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 455 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-27 | Komento (0)

Joana dhe Jonilda kanë dalë pranë pishinës dhe fillojnë të komentojnë vajzat e shtëpisë. Ato flasin kryesisht për veshjet e tyre. Joana thotë se i pëlqen mënyra se si është veshur Eldora, plot ngjyra, por më pas qesh në mënyrë tallëse me të sepse sipas saj nuk është kombinuar siç duhet dhe ka veshur tuta me këpucë me taka. Kështu të dyja vajzat qeshin me ironi. Më pas aty vijnë edhe Iliri dhe Marselini. Vajzat komentojnë trupin e Elenës duke lënë të kuptohet se nuk u pëlqen. Në një moment Iliri hedh një batutë për Elonën. "Ne në shtëpi jemi 15 vetë?” thotë ai dhe më pas shton se për të Elona pothuajse nuk ekziston. Joana i thotë se ata janë 16 vetë dhe se sipas saj Elona po sillet si vëzhguese. Më pas ata ndryshojnë temën e bisedës dhe pasi përfundojnë së piri cigaret futen në dhomën e ndenjes për të vazhduar aty me biseda të ndryshme.  
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 383 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-27 | Komento (0)

Big Brother ka vendosur që këtë javë banorët të zbulojnë një nga sekretet e tyre. Duke filluar nga sot, Big Brother do t’u japë banorëve indikacione për një nga sekretet, përmes disa provave që ata do të kalojnë. Të dhënat do t’i orientojnë banorët drejt sekretit. Ata do të kalojnë katër prova, pas të cilave janë fshehur katër të dhëna që identifikojnë sekretin. Detyra e banorëve është që të tregohen të vëmendshëm në çdo provë dhe të përmbushin me përpikmëri çdo detyrë që Big Brother do t’u japë. Ata duhet të tregohen të kujdesshëm sepse provat janë individuale. Secili prej tyre duhet ta mbajë të fshehtë në rast se arrin të zbulojë indikacionin dhe duhet ta thotë atë vetëm në dhomën e rrëfimit. Në mënyrë absolute ata nuk duhet të komentojnë me njëri-tjetrin këtë. Në fazën e parë banorët do të gatuajnë. Fillimisht ata ndahen në 5 grupe me nga 3 banorë ku njëri prej tyre do të jetë Shefi i kuzhinës ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 433 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-27 | Komento (0)

Banorët hanë mëngjes dhe gjatë kësaj kohe zhvillojnë biseda të ndryshme, duke shijuar dhe komentuar muzikën që vëllai i madh ka vendosur në sfond. Më pas ata diskutojnë për ushqimin dhe gatimin e drekës. Marselini, Olseni dhe Elena ndodhen në dhomën e ndenjes. Dy djemtë diskutojnë për tatuazhet dhe kuptimet e tyre. Marselini tregon për tatuazhet e tij dhe Olseni shpreh simpatinë e tij kundrejt tyre. Dy djemtë ndajnë mendimet e tyre në lidhje me tatuazhet për disa minuta me radhë, ndërsa Elena e cila ndodhet e ulur pranë Marselinit qëndron e heshtur gjat gjithë kohës. Ai e vë re këtë dhe si për t’i tërhequr vëmendje nxjerr një pasthirrmë. Elena trembet dhe vë pak buzën në gaz, por në fytyrën e saj dallohet qartë mërzitja. Marselini e pyet Elenën:- "je përgjumësh?”. Vajza e mohon dhe ai shton më tej:- "po çfarë ke?”. "Jam mërzitur.” i përgjigjet Elena, por pa dhënë arsye se përse. Më pas dy djemtë v ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 423 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-27 | Komento (0)

Banorët flenë deri vonë, si pasojë e qëndrimit zgjuar deri në mëngjes. Ata zgjohen vetëm pas ndezjes së dritave dhe vendosjes së muzikës në sfond nga Vëllai i Madh. Fillojnë të zgjohen një nga një të gjithë banorët e të merren me veten dhe sistemimin e rrobave dhe sendeve vetjake. Disa nga banorët shkojnë në kuzhinë për të ngrënë mëngjesin e fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin, ndërsa pjesa tjetër ndodhen ende në dhomën e gjumit. Marselini dhe Olseni dalin në kopsht dhe pijnë kafenë e mëngjesit dhe cigare me njëri-tjetrin. Marselini thotë se ndihet keq mëngjesin e sotëm, sepse i mungon ngrohtësia e një personi të afërt. "Kam nevojë për dashuri, për ngrohtësi. Ndihem shumë i vetmuar”, shprehet ai. Olseni thotë se këtë gjë duhet t’ia bëjnë të ditur vajzave, që t’i qëndrojnë më afër. Ndërsa Marselini gjykon sjelljen e tyre te ftohtë ndaj djemve. Marselini hedh idenë për t’i bërë një lojë Anaidit ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 389 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-27 | Komento (0)

Edhe pse ka ardhur mëngjesi, banorët vazhdojnë të bisedojnë në sallon. Elona dhe Olta janë duke folur për Elenën, ndërkohë që në bisedë hyjnë edhe banorët e tjerë. "Më duket figurë interesante”, thotë Elona për të. "Edhe pse nuk flet, nuk do të thotë se nuk ka gjë për të thënë”, vazhdon mendimin Joana. Elona e vlerëson që Elena është e përmbajtur, duke marrë parasysh moshën e saj të vogël. Ndërsa Olta mendon se Elena është e paedukatë dhe këtë gjë e shikon nga mënyra se si u drejtohet banorëve. "Ajo është personazh dhe ajo mënyrë e të folurit i shkon”, ia kthen Elona, e cila shton se pa këto elemente, nuk do të ishte kaq shumë interesante. Olta ia fakton mendimin, duke i sjellë disa situata ku ka qenë edhe vetë prezente dhe tregon se Elena nuk ka edukatë, këtë gjë e tregon me mënyrën se si flet. "Ta siguroj se do t’ia dalë shumë mirë edhe kështu”, shton Elona. Pasi mbarojnë dis ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 429 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-27 | Komento (0)

1 2 3 4 5 6 »
www.BigBrother.at.ua Big Brother Albania 6 Live © 2018
Free web hostinguCoz
Free web hostinguCoz