[TITLE]
[BODY]

BEST MOVIES

[TITLE]
[BODY]
Kryefaqe » 2013 » February » 27 » Olseni për banorët: “Tani udhëhiqen nga logjika, më vonë del karakteri”
2:06 AM
Olseni për banorët: “Tani udhëhiqen nga logjika, më vonë del karakteri”
Diskutimi mes banorëve vazhdon për minuta të tëra, ndërsa Jonilda flet për veten, duke thënë se ka karakter të vështirë, sepse nuk bindet kollaj dhe nuk i pëlqen shumë kur njerëzit e këshillojnë dhe i diktojnë se ç’duhet të bëjë. Olta dhe Olseni diskutojnë me njëri-tjetrin për udhëtimet me avion dhe jetën në vend të huaj. Olta tregon për jetën e saj në Angli dhe për karakteristikat e popullit anglez. Ajo thotë se ata edhe pse pijnë shumë, asnjëherë nuk dalin nga vetja. "Edhe unë kur pi, nuk gaboj asnjëherë”, tregon Olta për vetën. Më pas Olta e pyet Olsenin se çfarë mendimi ka për banorët brenda shtëpisë dhe karakterit të tyre. Olseni mendon se është ende herët për të dhënë një mendim. Por thotë se në përgjithësi i duket çdo gjë shumë mirë. "Unë di të përshtatem shumë mirë”, thotë ai. Ai thotë se banorët në përgjithësi kanë karaktere të ndryshëm me njëri-tjetrin dhe kjo gjë vështirësohet për të gjithë. "Tani në fillim udhëhiqen nga logjika, më vonë do të dalë karakteri”, mendon Olseni. Ai i kushton shumë rëndësi besimit në vetvete dhe sipas tij, nuk duhet t’i mendosh gjatë veprimet, sepse në atë moment gabon. Ndërkohë, në dhomat e gjumit janë fikur dritat. Iliri dhe Joana shkojnë në krevat e fillojnë të luajnë me njëri-tjetrin. Pak më vonë, banorët shkojnë në kuzhinë për të ngrënë sërish darkë, duke kënduar e duke qeshur me njëri-tjetrin.
Kategoria: Big Brother Albania 6 | Shikime: 678 | Postoi: LiXi | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
Emri *:
Email (msn):
Kodi *:
Free web hostinguCoz