Kryefaqe »
2013 » February » 27 » Banorët diskutojnë për punët e shtëpisë
2:16 AM Banorët diskutojnë për punët e shtëpisë |
Banorët mblidhen të gjithë në dhomën e ndenjes dhe fillojnë që të
diskutojnë për punët e shtëpisë. Çdo vit në Big Brother kanë ndodhur
mjaft zënka e debate që kanë pasur në qendër të tyre higjienën dhe
mirëmbajtjen e shtëpisë.
Është bërë e zakonshme që banorët të bëjnë thashetheme për njëri-tjetrin
për higjienën dhe punët e shtëpisë. Edhe këtë vit tema e pastrimit
është prekur nga disa banorë. Kështu ata vendosin që të ndahen në disa
grupe për të menaxhuar, pastrimin dhe gatimin.
Të gjithë ndajnë opinione të ndryshme dhe në fund bien dakord që të
ndahen në katër grupe me nga katër banorë. Grupet do të merren një javë
me gatimin e një javë tjetër me pastrimin e shtëpisë.
Pasi të gjithë bien dakord për punët e shtëpisë, banorët shpërndahen dhe
rinisin përsëri bisedat e tyre.
|
Kategoria: Big Brother Albania 6 |
Shikime: 855 |
Postoi: LiXi
| Vlerësim: 0.0/0 |