Kryefaqe »
2013 » February » 26 » Banorët hanë drekë; Ironi për Elenën
0:16 AM Banorët hanë drekë; Ironi për Elenën |
Pjesa më e madhe e banorëve janë mbledhur në dhomën e ndenjes dhe bisedojnë për tema të ndryshme, si për tatuazhet, për moshën e tyre etj dhe herë pas herë ngacmojnë njëri-tjetrin. Olta, Joana dhe Jonilda ndodhen në dhomën e gjumit dhe aty vjen Iliri , për t’i njoftuar se dreka është gati dhe se banorët e tjerë po i presin. Duke dalë nga dhoma ai hedh një batutë me ironi për Elenën dhe vajzat qeshin. E ndërsa përgatiten për të shkuar në kuzhinë, ato imitojnë Elenën duke përsëritur disa nga shprehjet e saj dhe qeshin mes njëra-tjetrës. Jonilda nga ana tjetër u tregon dy vajzave të tjera për disa nga ironitë që banorët kishin bërë kundrejt Elenës në dhomën e ndenjes. Më pas të gjithë banorët mblidhen në kuzhinë sepse tashmë dreka është gati. Xhimi shërben drekën dhe të gjithë ulen të hanë duke shkëmbyer biseda të përgjithshme.
|
Kategoria: Big Brother Albania 6 |
Shikime: 694 |
Postoi: LiXi
| Vlerësim: 0.0/0 |