Kryefaqe »
2013 » February » 27 » Banorët reagojnë pas debatit: “Etleva të kërkojë falje”
2:09 AM Banorët reagojnë pas debatit: “Etleva të kërkojë falje” |
Anaidi dhe Olta shkojnë në kuzhinë dhe fillojnë ta diskutojnë debatin
mes Etlevës dhe Olsenit, ku fajtor për ta është Etleva, e cila nuk duhet
të bënte shaka, ndërkohë që Olseni ka qenë serioz gjatë diskutimit.
Jonilda, që ka qenë prezente gjatë gjithë kohës së debatit, i kërkon
Etlevës që t’i kërkojë falje, edhe pse ai mund të jetë keqkuptuar. Të
njëjtën gjë i thotë edhe Arsimi, ku e këshillon që të jetë më e
kujdesshme në mënyrën se si i drejtohet dikujt, pasi ende nuk i njeh
banorët.
Shumica e banorëve janë të mendimit që Etleva duhet t’i kërkojë falje,
ndërsa Etleva mendon se ajo asgjë nuk i ka thënë me të keq dhe sipas
saj, nuk ka arsye se përse duhet t’i kërkojë falje. Olta mendon se
gabimi i Etlevës është se ajo ka qenë duke qeshur gjatë bisedës, ndërsa
Etleva i shpjegon se gjithçka ka qenë pa të keq.
Pothuajse të gjithë banorët janë të preokupuar rreth debatit mes dy
banorëve dhe në fund Etleva i kërkon falje edhe pse nuk e shikon të
nevojshme. "Për mua mbaroi”, ia kthen Olseni, dhe kështu të dy i japin
dorën njëri-tjetrit.
Edhe pasi i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit dhe pretendojnë se debati
mori fund, Olseni del afër pishinës dhe e rifillon diskutimin me Anaidin
dhe më pas edhe me banorët e tjerë.
Pas disa minutash diskutimi mes banorëve për situatën në fjalë merr fund
dhe të ndarë në grupe fillojnë të bisedojnë e të bëjnë shaka, për ta
kaluar situatën në fjalë.
|
Kategoria: Big Brother Albania 6 |
Shikime: 731 |
Postoi: LiXi
| Vlerësim: 0.0/0 |