[TITLE]
[BODY]

BEST MOVIES

[TITLE]
[BODY]
Kryefaqe » 2013 » February » 26 » Biseda mes banorëve; Xhimi dhe Marselini marrin përsipër gatimin
0:13 AM
Biseda mes banorëve; Xhimi dhe Marselini marrin përsipër gatimin
Banorët mblidhen në kuzhinë e ndërkohë që hanë mëngjesin, hedhin batuta e qeshin me njëri-tjetrin. Pasi hanë mëngjesin, banorët ndahen në grupe, ku disa prej tyre rrinë në sallon duke bërë shaka e duke i bërë pyetje Elenës lidhur me paraqitjen e saj, ndërsa Arsimi, Marselini dhe Olseni rrinë në kopsht, duke pirë cigare e duke i treguar njëri-tjetrit për ndodhitë e natës së mbrëmshme. Arsimi tregon për lojën me shishe dhe situatat e humorit gjatë saj. Ndërsa banorët në sallon flasin për histori të filmave të fundit. Ndërkohë, Jonilda tregon se ka punuar në një repart me njerëz me aftësi të kufizuara. Kështu, të gjithë japin mendimin e tyre për mënyrën se si duhet të sillesh me këtë kategori njerëzish dhe durimin që duhet të kesh. Marselini, Xhimi dhe Elena shkojnë në kuzhinë dhe mendojnë se çfarë mund të gatuajnë për drekë për të gjithë banorët. Hedhin ide për të bërë makarona, ndërkohë që Xhimi e merr përsipër gatimin, ndërsa Marselini i qëndro pranë për ta ndihmuar.
Kategoria: Big Brother Albania 6 | Shikime: 671 | Postoi: LiXi | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
Emri *:
Email (msn):
Kodi *:
Free web hostinguCoz