Kryefaqe »
2013 » February » 27 » Debat për homoseksualitetin;- Iliri kundër të gjithëve
2:17 AM Debat për homoseksualitetin;- Iliri kundër të gjithëve |
Iliri dhe Etleva ndodhen në dhomën e ndenjes duke biseduar. Ata fillojnë
të diskutojnë për homoseksualët dhe ndajnë mendime të kundërta. Etleva
thotë se ajo nuk i paragjykon homoseksualët dhe se ka shumë respekt për
ata si njerëz, duke mos u interesuar shumë për preferencat e tyre
seksuale.
"Në momentin që ata njerëz nuk më cenojnë mua, unë nuk kam asgjë kundër
tyre” thotë Etleva dhe më pas shton se asaj i dhimbsen sepse janë një
kategori që paragjykohen shumë dhe nuk pranohen nga shoqëria.
Iliri nuk ndan të njëjtin mendim me vajzën dhe thotë se ai është kundër
homoseksualitetit. Në dhomën e ndenjës vijnë edhe banorë të tjerë të
cilët futen në diskutimin e Ilirit dhe Etlevës. Banorët e tjerë
kundërshtojnë Ilirin, ndërsa Marselini i kërkon Ilirit që të shpjegojë
se përse është kundër homoseksualitetit.
Iliri nis një diskutim të gjatë për të sqaruar se përse ai është kundër
homoseksualitetit. Iliri thotë se ai nuk pranon se Homoseksualiteti
është i lindur, por sipas tij është zgjedhje dhe se është diçka kundër
ligjeve të natyrës. Ai thekson se mbi të gjitha është kundër martesave
mes gay-ve.
Ai shprehet me urrejtje kundër homoseksualitetit duke bërë që në shtëpi
të lind një debat, ku ai i ka kundër të gjithë banorët e tjerë që
shprehen se nuk kanë të drejtë të paragjykojnë zgjedhjet apo preferencat
seksuale të ndonjë individi.
Si përfundim pas një kohe të gjatë debati Iliri sqaron banorët se ai nuk
pranon që t’i imponojnë mendime të mira për homoseksualitetin, por nuk
interesohet nëse një i njohur i tij është apo jo gay. "Mjafton që mua të
mos ma imponosh këtë, me veten bëj çfarë të duash” thotë Iliri duke
bërë që më në fund diskutimi i banorëve për këtë temë të përfundojë.
|
Kategoria: Big Brother Albania 6 |
Shikime: 858 |
Postoi: LiXi
| Vlerësim: 1.0/1 |