Banorët hanë mëngjes dhe gjatë kësaj kohe zhvillojnë biseda të ndryshme,
duke shijuar dhe komentuar muzikën që vëllai i madh ka vendosur në
sfond.
Më pas ata diskutojnë për ushqimin dhe gatimin e drekës.
Marselini, Olseni dhe Elena ndodhen në dhomën e ndenjes. Dy djemtë
diskutojnë për tatuazhet dhe kuptimet e tyre. Marselini tregon për
tatuazhet e tij dhe Olseni shpreh simpatinë e tij kundrejt tyre.
Dy djemtë ndajnë mendimet e tyre në lidhje me tatuazhet për disa minuta
me radhë, ndërsa Elena e cila ndodhet e ulur pranë Marselinit qëndron e
heshtur gjat gjithë kohës. Ai e vë re këtë dhe si për t’i tërhequr
vëmendje nxjerr një pasthirrmë. Elena trembet dhe vë pak buzën në gaz,
por në fytyrën e saj dallohet qartë mërzitja.
Marselini e pyet Elenën:- "je përgjumësh?”. Vajza e mohon dhe ai shton
më tej:- "po çfarë ke?”. "Jam mërzitur.” i përgjigjet Elena, por pa
dhënë arsye se përse.
Më pas dy djemtë vendosin që të merren me pastrimin dhe sistemimin e
shtëpisë. Marselini i kërkon edhe Elenës që të jetë pjesë e punëve dhe
ajo çohet për të ndihmuar djemtë.
|