Kryefaqe »
2013 » February » 27 » Etleva dhe Olseni debatojnë rreth keqkuptimit
2:08 AM Etleva dhe Olseni debatojnë rreth keqkuptimit |
Elona fillon të tregojë për mënyrën se si familja e saj ka ikur në
Francë. Ajo thotë se emigrimi i tyre ka qenë zgjedhja e së ëmës dhe këtë
gjë e quan një investim shumë të madh për ta. Joana e pyet për të atin:
"A është i mbajtur?”. Ndërsa Olta e cila është aty afër, thotë se nëse
do t’ia kishte bërë asaj këtë pyetje, ajo do të ofendohej, dhe jo vetëm
ajo, por çdo njeri që jeton në Londër. Joana mundohet t’i sqarojë se
ishte pyetje pa të keq, dhe thjesht i interesonte si informacion, për ta
ditur se si ka ndikuar jetesa ne Francë dhe fakti që ka vetëm vajza.
Kështu fillon një diskutim midis tyre, për kontekstin e fjalisë dhe
shkakun pse ndonjëherë mund të keqkuptohen me njëri-tjetrin.
Mes Olsenit dhe Etlevës rifillon diskutimi i lënë përgjysmë, ku Olseni
është ndier i ofenduar nga fjalët e Etlevës. Ajo mundohet ta sqarojë se
konteksti i fjalisë nuk ka qenë negativ, por ai i vendos fjalisë një
intonacion të tillë dhe kërkon ta shikojë vetë negativisht. "Unë kuptoj
atë që më thua”, i thotë Olseni. Ai mendon se Etleva mban shumë gjëra
brenda vetes, të cilat gjen një moment për t’i shprehur. "Ti kërkon të
më nxjerrësh mua keq para të tjerëve”, i thotë Olseni, ndërsa Etleva
vazhdon ende ta sqarojë se mënyra se si ia tha ishte me shaka. "Ti nuk
kupton shqip”, ia kthen ajo në fund, pasi shikon që Olseni nuk bindet.
Olseni nuk ia fal dot asaj ato fjalë, pasi ajo edhe e ironizoi duke
qeshur, sipas tij. Ai i ngre zërin dhe e vazhdon diskutimin për minuta
të tëra, ndërkohë që Etleva vazhdon ta sqarojë.
Në diskutimin e tyre ndërhyn edhe Anaidi dhe Jonilda, të cilët mendojnë
se ajo duhet ta kishte sqaruar situatën në moment dhe më mirë akoma, të
mos bëjë shaka në momentin që dikush është duke folur sinqerisht.
|
Kategoria: Big Brother Albania 6 |
Shikime: 750 |
Postoi: LiXi
| Vlerësim: 0.0/0 |