Kryefaqe »
2013 » February » 26 » Iliri kërkon të krijojë debat duke ngacmuar Elenën dhe Etlevën
0:18 AM Iliri kërkon të krijojë debat duke ngacmuar Elenën dhe Etlevën |
Banorët ndodhen në dhomën e ndenjes dhe Iliri ngacmon Elenën duke i kërkuar që ajo të flasë për jetën e saj dhe për më tepër për gjëra intime. Elena refuzon që të flasë, ndërsa banorët e tjerë qeshin me batutat e ilirit. Duke parë që ai po e ngacmon shumë Elenën, Etleva ndërhyn duke u munduar që të ndryshojë temën e bisedës. Iliri nga ana tjetër fillon që të ngacmojë edhe atë. Ai i kërkon që të thotë fjalën më të gjatë në italisht, por vajza refuzon duke thënë "s’dua të them atë që do ti”. Iliri këmbëngul duke i thënë se ajo nuk di dhe për ta bërë të flasë i thotë "ti nuk ballafaqohesh me njerëzit”. Etleva nga ana tjetër i thotë se ajo nuk do që t’u përgjigjet pyetjeve të tij sepse në çdo debat ai kërkon me ngulm që banorët t’i përgjigjen. "Çfarë do me tregu ti?, se je 7 vjet më i madh se unë dhe di më shumë?”. Shton më tej Etleva. Iliri thotë se ai është më i ditur se ajo, dhe vajza ia kthen se kjo ka ardhur vetëm si rezultat i moshës së tij. Më pas debati i tyre përfundon sepse ilirin e thërrasin në dhomën e rrëfimit.
|
Kategoria: Big Brother Albania 6 |
Shikime: 705 |
Postoi: LiXi
| Vlerësim: 0.0/0 |