[BODY]
1:59 AM Jona dhe Anaidi për Ilirin | |
Joana i shpreh Anaidit pakënaqësinë e saj ndaj Ilirit dhe shton se Iliri e ka acaruar. Ajo i tregon një episod kur ka qënë duke biseduar me Marselinon për tatuazhet dhe ka ndërhyrë Iliri me ca shprehi të vetat dhe i ka prishur terezinë. Ajo duket e bezdisur nga prania e Ilirit. Edhe Anaidi nga ana tjetët i tregon për një debat që ka pasur me Ilirin në tavolinë gjatë darkës. Joana thotë se banorët duan të bëjnë debat që ditën e tretë nuk duan të rrinë të qetë. Këtu Anaidi e sqaron se ky format është ndërtuar i tillë dhe kjo është loja. Tani, shton ai, të gjithë duan të sqarojnë pozicionin e tyre. E rëndësishme është të kuptohen karakteret, kush flet më shumë, lëre të flasë etj. | |
|
Te Gjitha Komentet: 0 | |