Kryefaqe »
2013 » February » 27 » Jonilda: “Bashkëjetoj me një italian”; Diskutojnë: “Mentaliteti tek djemtë shqiptarë”
2:05 AM Jonilda: “Bashkëjetoj me një italian”; Diskutojnë: “Mentaliteti tek djemtë shqiptarë” |
Jonilda, Elona dhe Olta bisedojnë me njëra-tjetrën rreth martesave. Dy
vajzat e pyesin Jonildën nëse është e martuar, pasi sipas tyre, ajo
asnjëherë nuk i ka qëndruar një versioni. Jonilda thotë se bashkëjeton
me dikë. "Ti na ke thënë që je e martuar”, i thotë Olta, ndërsa Jonilda e
mohon një gjë të tillë. "Këtu nuk po kuptojmë asgjë”, shprehet Elona.
Ato e pyesin atë për detaje të tjera dhe Jonilda tregon se bashkëjeton
me një italian me emrin Nkol. Olta është kurioze të dije se ç’mendim ka
ajo për vajzat shqiptare që martohen me të huaj. Jonilda shprehet, duke
thënë se vajzat shqiptare meritojnë shumë, gjë të cilën meshkujt
shqiptarë nuk mund t’ia japin dot, pasi ata shikojnë gjithmonë të
kaluarën e tyre dhe ndikohen shumë prej saj. "Një i huaj të marton dhe
nuk i intereson e shkuara jote”, shprehet Jonilda. Ajo mendon se në
Shqipëri nuk ka barazi dhe do shumë kohë për t’u arritur kjo barazi. Më
pas ajo tregon se ka qenë e fejuar dy herë para se të lidhej me djalin
italian, por gjërat i kanë shkuar keq të dyja herët. Ndërsa Olta nuk
është dakord me fenomenin që vajzat shqiptare martohen me të huaj, pasi
mendon se jemi popull i vogël dhe ka rrezik që të zhdukemi.
Olta i fut edhe djemtë në bisedën e tyre, duke i pyetur se përse djemtë
shqiptarë i gjykojnë gjithmonë vajzat për të kaluarën e tyre. Arsimi
mendon se shqiptarët janë shumë të lidhur me jetën e njëri-tjetrin dhe
flasin për jetën personale si edhe merren me thashetheme. Sipas tij, kjo
gjë ndikon shumë tek meshkujt, pasi i vret opinioni. Olseni mendon se
shumë vajzat nuk mund të fajësohen për të kaluarën e tyre, pasi janë
djemtë ata të cilët i bëjnë të kalojnë eksperienca jo të bukura.
Jonilda thotë se as prindërit e saj nuk kanë qenë dakord për martesën e
saj me një të huaj, pasi nuk mund ta marrin seriozisht një marrëdhënie,
sipas tyre.
|
Kategoria: Big Brother Albania 6 |
Shikime: 649 |
Postoi: LiXi
| Vlerësim: 0.0/0 |