[TITLE]
[BODY]

BEST MOVIES

[TITLE]
[BODY]
Kryefaqe » 2013 » February » 26 » Jonilda “Kam qenë shtatzënë”
0:19 AM
Jonilda “Kam qenë shtatzënë”
Etleva dhe Jonilda ndodhen në dhomën e ndenjes dhe fillojnë të diskutojnë për lidhjet dhe martesat. Jonilda tregon edhe një herë se ka qenë 2 vjet e fejuar dhe më pas vajzat flasin për martesat sipas fesë. Etleva thotë se ajo është Katolike dhe se ëndërron që një ditë të martohet në Kishë. Në këtë moment midis vajzave lind diskutimi nëse lejohet martesa e një të krishteri me një mysliman në Kishë. Etleva thotë "unë mund të martohem në Kishë edhe nëse burri im është mysliman sepse për Kishën një Katolik duhet të bëjë betimin në Kishë”. Jonilda e kundërshton duke i thënë se ajo ka pasur të afërm të saj që u është dashur të ndërrojnë fenë për t’u martuar në Kishë. E ndërsa Etleva flet për besimin e saj dhe dëshirën e madhe që ka për t’u martuar në Kishë biseda e tyre kalon drejt fëmijëve. Etleva thotë se i adhuron fëmijët dhe pyet Jonildën nëse do të dëshironte të kishte fëmijë. Jonilda i përgjigjet se edhe ajo i adhuron fëmijët dhe më pas rrëfen për shtatzëninë e saj. "Kam qenë shtatzënë dhe e pata humb fëmijën tim, pa dashje, nuk e dija që isha shtatzënë ” thotë Jonilda duke sqaruar më tej se nuk kishte pasur dijeni për shtatzëninë e saj. ajo thotë se e ka humbur kjo gjë ka ndodhur në javën e katërt të shtatzënisë.
Kategoria: Big Brother Albania 6 | Shikime: 807 | Postoi: LiXi | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
Emri *:
Email (msn):
Kodi *:
Free web hostinguCoz