Kryefaqe »
2013 » February » 27 » Keq kuptim mes Olsenit dhe Etlevës
2:07 AM Keq kuptim mes Olsenit dhe Etlevës |
Disa nga banorët janë duke ngrënë në kuzhinë, ndërkohë që fillon një
keqkuptim mes Olsenit dhe Etlevës. Olseni thotë se dëshiron të ketë një
djalë në jetë, edhe nëse për këtë do t’i duhej të bënte 20 fëmijë. "Ja
se ku duket shqiptari”, shprehet Etleva, duke vazhduar: "Olsen, a je
njeri?”. Olseni ofendohet nga fjalët e Etlevës dhe i thotë se ajo ende
nuk e njeh atë dhe nuk ka të drejtë të flasë në këtë mënyrë. "Nëse s’jam
njeri, çfarë jam?”, i thotë Olseni i prekur nga fjalët e saj. Ndërsa
Etleva i thotë se me këtë qëndrim, ka përmbysur mendimin që ajo kishte
krijuar për të dhe se çuditet që një shaka e shndërroi në zënkë.
Më vonë Olseni shkon afër pishinës me djemtë e tjerë dhe u thotë atyre
se u nervozua nga fjalët e Etlevës, pasi nuk i pëlqeu ironia e saj.
"gjithsesi ajo ka për ta marrë përgjigjen”, thotë Olseni, duke bërë të
ditur se nuk do ta mbyllë me kaq.
Anaidi shkon te tavolina e ngrënies me vajzat e tjera dhe rifillojnë të
diskutojnë në lidhje me debatin me ushqimin, me protagonist Xhimin.
|
Kategoria: Big Brother Albania 6 |
Shikime: 693 |
Postoi: LiXi
| Vlerësim: 0.0/0 |