[TITLE]
[BODY]

BEST MOVIES

[TITLE]
[BODY]
Kryefaqe » 2013 » February » 25 » Njihemi me dy banorët e parë, Ilirin dhe Joanën
0:33 AM
Njihemi me dy banorët e parë, Ilirin dhe Joanën
Arbana prezanton dy banorët e parë, Ilirin dhe Joanën. Ata theksojnë se për herë të parë janë në një studio të tillë. Joana përshëndet miqtë e saj më të ngushtë dhe familjen e saj, ndërsa Iliri mbesën e tij të vogël, e cila mezi priste ta shikonte nga televizori dhe të gjithë miqtë e tij. Më vonë Arbana i përcjell të dy banorët për në shtëpinë e Big Brother. Arbana fton në studio dy banorët e parë, duke njohur edhe publikun me ta. Iliri është 27 vjeç dhe jeton në qytetin Firences, që për të është qyteti i paqes. Ai thotë se punon natën në një hotel si recepsionist. Veç italishtes flet dhe gjuhën angleze. Joana vjen nga Tirana dhe është 26 vjeçe. Ajo tregon se familja e saj jeton në Athinë, por megjithatë ajo është shumë e lidhur me të. Joana ka mbaruar për farmaci dhe do të donte që në të ardhmen të kishte një farmaci të sajën. Si hobi të sajat përmend tenisin dhe xhirot me makina. Thotë se karakteristika të sajat janë se është impulsive dhe gjaknxehtë, por gjithashtu përshtatet shumë shpejt me njerëzit.
Kategoria: Big Brother Albania 6 | Shikime: 581 | Postoi: LiXi | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
Emri *:
Email (msn):
Kodi *:
Free web hostinguCoz