Kryefaqe »
2013 » February » 27 » Olseni për banorët: “Tani udhëhiqen nga logjika, më vonë del karakteri”
2:06 AM Olseni për banorët: “Tani udhëhiqen nga logjika, më vonë del karakteri” |
Diskutimi mes banorëve vazhdon për minuta të tëra, ndërsa Jonilda flet
për veten, duke thënë se ka karakter të vështirë, sepse nuk bindet
kollaj dhe nuk i pëlqen shumë kur njerëzit e këshillojnë dhe i diktojnë
se ç’duhet të bëjë.
Olta dhe Olseni diskutojnë me njëri-tjetrin për udhëtimet me avion dhe
jetën në vend të huaj. Olta tregon për jetën e saj në Angli dhe për
karakteristikat e popullit anglez. Ajo thotë se ata edhe pse pijnë
shumë, asnjëherë nuk dalin nga vetja. "Edhe unë kur pi, nuk gaboj
asnjëherë”, tregon Olta për vetën.
Më pas Olta e pyet Olsenin se çfarë mendimi ka për banorët brenda
shtëpisë dhe karakterit të tyre. Olseni mendon se është ende herët për
të dhënë një mendim. Por thotë se në përgjithësi i duket çdo gjë shumë
mirë. "Unë di të përshtatem shumë mirë”, thotë ai. Ai thotë se banorët
në përgjithësi kanë karaktere të ndryshëm me njëri-tjetrin dhe kjo gjë
vështirësohet për të gjithë. "Tani në fillim udhëhiqen nga logjika, më
vonë do të dalë karakteri”, mendon Olseni. Ai i kushton shumë rëndësi
besimit në vetvete dhe sipas tij, nuk duhet t’i mendosh gjatë veprimet,
sepse në atë moment gabon.
Ndërkohë, në dhomat e gjumit janë fikur dritat. Iliri dhe Joana shkojnë
në krevat e fillojnë të luajnë me njëri-tjetrin.
Pak më vonë, banorët shkojnë në kuzhinë për të ngrënë sërish darkë, duke
kënduar e duke qeshur me njëri-tjetrin.
|
Kategoria: Big Brother Albania 6 |
Shikime: 728 |
Postoi: LiXi
| Vlerësim: 0.0/0 |