[TITLE]
[BODY]

BEST MOVIES

[TITLE]
[BODY]
Kryefaqe » 2013 » February » 26 » Opinione mes banorëve rreth debatit
0:06 AM
Opinione mes banorëve rreth debatit
 Debati mes banorëve vazhdon për minuta të tëra rreth ushqimit. Xhimi dhe Etleva kanë përgatitur darkën për të gjithë banorët dhe sipas Etlevës, ndërkohë që ajo ishte duke larë enët, banorët e tjerë kishin mbaruar të gjithë ushqimin, aq sa ajo mbeti pa ngrënë në fund. Ai që i jep të drejtë asaj dhe qorton Xhimin dhe banorët e tjerë, është Anaidi. "Kjo gatoi për të gjithë ne dhe në fund mbeti vetë pa ngrënë”, thotë ai në debat me Marselinin, i cili i jepte drejtë Xhimit, duke thënë se nuk është faji i tij që ushqimi mbaroi apo pse nuk e ndau në pjesë të barabartë për secilin, sepse ai nuk mund të çohej nga tavolina i pangopur, duke menduar se pse nuk ka ngrënë Etleva. Në debat marrin pjesë të gjithë banorët, ku vendosin se herë tjetër situata duhet të menaxhohet më mirë dhe ushqimi duhet të ndahet në pjesë të barabarta. Etleva kërkon të qetësojë situatën, duke thënë se frigoriferi është plot me ushqim dhe se ajo mund të haje në çdo moment, kur të ketë nevojë. "Po të kishe thënë që të të prisnim, do të të prisnim”, vazhdon diskutimin Marselini me Etlevën, ndërsa ajo e sqaron, duke i thënë se nuk mund t’i ndalonte ata të hanin e aq më tepër t’u kërkonte që të mos e mbaronin të gjithë ushqimin e përgatitur. Opinionet pas debatit vazhdojnë për minuta të tëra. Shpendi mendon se aty brenda ka karaktere të ndryshme dhe se është e vështirë të përshtaten, ndërsa Elona është e mendimit se brenda shtëpisë ka njerëz të paedukatë, të cilët sjellin gjithë çrregullimet në bashkëjetesën mes tyre. Iliri mendon se debatit i janë dhënë pa arsye përmasa kaq të mëdha, pasi edhe një person që mbetet pa ngrënë mund të gjejë një mundësi, për të ngrënë diçka tjetër.
Kategoria: Big Brother Albania 6 | Shikime: 633 | Postoi: LiXi | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
Emri *:
Email (msn):
Kodi *:
Free web hostinguCoz