Kryefaqe »
2013 » February » 27 » Shaka dhe momente gazmore mes banorëve
2:04 AM Shaka dhe momente gazmore mes banorëve |
Banorët janë të ndarë në grupe brenda shtëpisë, duke biseduar dhe i
treguar histori të ndryshme njëri-tjetrit.
Marselini, Anaidi, Junilda dhe Elena qëndrojnë afër pishinës, duke bërë
shaka me njëri-tjetrin. Marselini fillon të flasë për Elenën dhe
mendimin që ka për të. Ai thotë se ditën e parë i është dukur shumë
naive, por shumë shpejt ajo e përmbysi mendimin e tij për të. "Kjo femër
do përkujdesje”, thotë Marselini. Ai e shikon si banoren më të re
brenda shtëpisë së Big Brother, e cila duhet të ketë mbështetjen e të
gjithë banorëve të tjerë. Opinioni i tij shndërrohet në shaka nga
banorët e tjerë e duke qeshur vazhdojnë bisedat e shakatë mes tyre.
Pjesa më e madhe e banorëve grumbullohen në sallon dhe fillojnë të
tregojnë barsoleta me njëri-tjetrin, duke qeshur e duke u argëtuar së
bashku.
Ndërkohë, vajzat mënjanohen në anën tjetër të dhomës dhe fillojnë të
hapin tema diskutimi për jetën në Shqipëri.
|
Kategoria: Big Brother Albania 6 |
Shikime: 692 |
Postoi: LiXi
| Vlerësim: 0.0/0 |