Kryefaqe »
2013 » February » 27 » Zbulimi i sekretit të parë
2:13 AM Zbulimi i sekretit të parë |
Big Brother ka vendosur që këtë javë banorët të zbulojnë një nga
sekretet e tyre. Duke filluar nga sot, Big Brother do t’u japë banorëve
indikacione për një nga sekretet, përmes disa provave që ata do të
kalojnë. Të dhënat do t’i orientojnë banorët drejt sekretit.
Ata do të kalojnë katër prova, pas të cilave janë fshehur katër të dhëna
që identifikojnë sekretin. Detyra e banorëve është që të tregohen të
vëmendshëm në çdo provë dhe të përmbushin me përpikmëri çdo detyrë që
Big Brother do t’u japë.
Ata duhet të tregohen të kujdesshëm sepse provat janë individuale.
Secili prej tyre duhet ta mbajë të fshehtë në rast se arrin të zbulojë
indikacionin dhe duhet ta thotë atë vetëm në dhomën e rrëfimit. Në
mënyrë absolute ata nuk duhet të komentojnë me njëri-tjetrin këtë.
Në fazën e parë banorët do të gatuajnë. Fillimisht ata ndahen në 5 grupe
me nga 3 banorë ku njëri prej tyre do të jetë Shefi i kuzhinës i cili
ka për detyrë që të kujdeset për mbarëvajtjen e gatimit dhe shtrimin e
tavolinës. Secila skuadër do të ketë një ngjyrë përkatëse dhe ata do të
gatuajnë recetën e përgatitur nga Vëllai i Madh. Prova nis me rënien e
gongut dhe banorët duhet të zbulojnë Indikacionin e parë që ndodhet
brenda menusë. Pas ekzekutimit të katër provave, banorët gjatë kësaj
jave do të arrijnë të zbulojnë një nga sekretet.
|
Kategoria: Big Brother Albania 6 |
Shikime: 906 |
Postoi: LiXi
| Vlerësim: 0.0/0 |