[TITLE]
[BODY]

BEST MOVIES

[TITLE]
[BODY]
Kryefaqe » 2013 » February » 25 » Dy banorë të tjerë në BB6: Eldora dhe Marselini
0:36 AM
Dy banorë të tjerë në BB6: Eldora dhe Marselini
 Arbana fton Olsenin që të hyjë në shtëpi. Ai hyn dhe kërkon nëpër dhoma, por nuk gjen askund asnjërin prej banorëve. Ata ndodhen në ambientet e tualetit, të cilat ende nuk i kishin parë. Pas pak minutash ata takohen pranë ambientit të pishinës, duke krijuar situata humori për publikun. Ndërkohë, në studio kanë mbërritur dy banorë të tjerë, Marselini dhe Eldora. Marselini mendon se në jetën e tij ka vetëm të tashme. Ai është nga Berati dhe jeton në Bari të Italisë. Si moment të vështirë ai e mendon ikjen në Itali, pasi veten e shikonte si një djalë provincial. Ai tregon se prej tre vitesh është bërë baba dhe fëmija e tij dhe e ëma ndodhen në Shqipëri. Marselini thotë se ka shumë sekrete të tjera të fshehura veç gruas dhe djalit të tij. Eldora jeton në Tiranë dhe është 27 vjeç. I pëlqejnë shumë udhëtimet. Ajo ka studiuar për gjuhën gjermane. Ndërsa tani është duke studiuar për infermieri. Eldora mendon se çdo njeri është i veçantë si dhe kjo gjë mund të ketë lidhje me sekretin e saj, por ruajtja e tij është qëllimi i saj. Pas pak minutash të dy banorët nisen për të hyrë në shtëpinë e Big Brother.
Kategoria: Big Brother Albania 6 | Shikime: 246 | Postoi: LiXi | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
Emri *:
Email (msn):
Kodi *:
Free web hostinguCoz