[TITLE]
[BODY]

BEST MOVIES

[TITLE]
[BODY]
Kryefaqe » 2013 » February » 25 » Vajzat ndërrojnë dhomën e gjumit me djemtë; Biseda midis banorëve
0:43 AM
Vajzat ndërrojnë dhomën e gjumit me djemtë; Biseda midis banorëve
 Me mbarimin e spektaklit banorët ulen të gjithë së bashku për të darkuar, ndërkohë që vazhdojnë ende të njihen me njëri-tjetrin dhe të bëjnë pyetjet e para. Secili nga banorët tregon detaje nga eksperiencat personale, duke i mundësuar tjetrit një njohje të parë, edhe pse janë vetëm orët e para të qëndrimit së bashku në të njëjtën shtëpi. Pak më vonë të gjitha vajzat grumbullohen në dhomën e gjumit dhe fillojnë të bisedojnë për kushtet e shtëpisë dhe larminë e ngjyrave që e karakterizon këtë vit shtëpinë e Big Brother. E ndërsa vajzat bisedojnë, djemtë janë mbledhur të gjithë në dhomën në katin e dytë të saj. Vajzat vazhdojnë të diskutojnë për minuta të tëra për dhomat e gjumit dhe ndërkohë që vendosin të ndajnë krevatet, i propozojnë njëra-tjetrës që të ndërrojnë dhomën me djemtë. Pasi ia bëjnë edhe djemve këtë propozim, vendosin që të ndërrojnë dhomën me ta. Të gjithë së bashku mblidhen në sallon dhe fillojnë të flasin për detaje të shtëpisë si dhe argëtohen duke bërë shaka me njëri-tjetrin.
Kategoria: Big Brother Albania 6 | Shikime: 320 | Postoi: LiXi | Vlerësim: 0.0/0
Te Gjitha Komentet: 0
Emri *:
Email (msn):
Kodi *:
Free web hostinguCoz