[TITLE]
[BODY]

BEST MOVIES

[TITLE]
[BODY]
Kryefaqe » Entries archive
 Me mbarimin e spektaklit banorët ulen të gjithë së bashku për të darkuar, ndërkohë që vazhdojnë ende të njihen me njëri-tjetrin dhe të bëjnë pyetjet e para. Secili nga banorët tregon detaje nga eksperiencat personale, duke i mundësuar tjetrit një njohje të parë, edhe pse janë vetëm orët e para të qëndrimit së bashku në të njëjtën shtëpi. Pak më vonë të gjitha vajzat grumbullohen në dhomën e gjumit dhe fillojnë të bisedojnë për kushtet e shtëpisë dhe larminë e ngjyrave që e karakterizon këtë vit shtëpinë e Big Brother. E ndërsa vajzat bisedojnë, djemtë janë mbledhur të gjithë në dhomën në katin e dytë të saj. Vajzat vazhdojnë të diskutojnë për minuta të tëra për dhomat e gjumit dhe ndërkohë që vendosin të ndajnë krevatet, i propozojnë njëra-tjetrës që të nd ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 596 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-25 | Komento (0)

 Arbana thërret Arsimin ne dhomën e rrëfimit dhe i ngarkon atij një mision me urdhër të Vëllait të Madh. "Ti ke në dorë fatin e njërit prej banorëve të shtëpisë”, thotë Arbana. Arsimi duhet të zgjedhë njërin prej banorëve, i cili do të jetë në nominim deri në fund të qëndrimit të tij brenda shtëpisë. Vëllai i Madh do t’i japë mundësi për pak kohë para së ta bëjë këtë zgjedhje. Arsimi thotë se kjo zgjedhje është shumë e vështirë për të. "Kam një natyrë pak më ndryshe për ta bërë këtë”, shprehet Arsimi. Por është pikërisht kjo arsyeja se pse Vëllai i Madh ka zgjedhur pikërisht atë. Me futjen e dy banorëve të fundit në shtëpi, Arbana u komunikon se këta janë 16 banorët përfundimtarë të shtëpisë së Big Brother. Arbana i përshëndet duke i uruar të kalojnë një ja ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 581 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-25 | Komento (0)

Altinia dhe Xhimi futen në shtëpi, ndërkohë që dy banorë të rinj vijnë në studio, janë Anajdi dhe Olta. Anajdi është 27 vjeç dhe vjen nga Tirana. Ai ka emigruar në disa shtete të Europës, por thotë i pëlqen shumë Tirana. Ai ka studiuar për gazetari, por punon në një biznes privat. I pëlqen shumë noti dhe vrapi. Si gjënë më të rëndësishme në jetë ai konsideron familjen. "Nuk e bën paraja njeriun por njeriu paranë”, është motoja e tij. Olta është 25 vjeçe dhe vjen nga Burreli. Ajo ka studiuar për ekonomik dhe juridik. Jeton në Londër dhe thotë se dita e saj është e ngarkuar. Olta mendon se njerëzit kuptojnë edhe pa folur. Shpendi dhe Jonilda janë dy banorët e rinj dhe të fundit. Shpendi është 30 vjeç dhe vjen nga Prishtina, i divorcuar dhe ka një vajzë 5 vjeçe me ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 537 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-25 | Komento (0)

Banorja tjetër është Elena, ajo është 19 vjeç dhe studion për gazetari. Ajo është modele dhe punon si e tillë, megjithëse është hobi më tepër për të sesa punë. Ajo thotë se nëse nuk do të ishte modele mund të bëhej gjithçka që ka lidhje me artin. Pas pak minutash Elena shkon në ambientet e shtëpisë dhe prezantohet me banorët. Ndërkohe shfaqet sekreti i radhës: "Kam 100 palë këpucë”. Banori thotë se për këpucët ka bërë çmendurira, madje ka arritur të shesë edhe makinën. Sekreti i radhës ka të bëjë me gjakmarrjen. Ai tregon për një lidhje shoqërore që ka pasur me dikë, por ishte Kanuni ai që ndërpreu marrëdhënien e tyre. Sekreti tjetër ka të bëjë me njërin nga banorët që është vegjetarian.
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 490 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-25 | Komento (0)

Altina dhe Xhimi janë dy banorët e tjerë të rinj në shtëpinë e Big Brother. Altina vjen nga Kosova dhe i pëlqen që të jetë gjithmonë ndryshe. Ajo vjen nga Gjakova dhe është 25 vjeçe. Ajo thotë se nuk ndikohet asnjëherë nga njerëzit e tjerë. Altina thotë se punon në një kafene, por ka studiuar për aktrim. Kërkon që të arrijë të bëhet aktore Hollivudi dhe ka besim se ka për t’ia dalë. Altina kërkon që të promovohet në Big Brother dhe kjo është arsyeja se pse ka hyrë. Xhimi është 45 vjeç dhe ka lindur në Tiranë. Ai ka jetuar në shumë qytete në botë por aktualisht jeton në Athinë dhe për shumë vite ka punuar në metro. Si hobi të tijin ai përmend gatimin. Ai thotë se i pëlqen gjimnastika dhe vrapi. Ai aktrimin ka një ëndërr të tijën. Ai në moshën 20-vjeçare ka dalë p ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 562 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-25 | Komento (0)

 Arbana fton Olsenin që të hyjë në shtëpi. Ai hyn dhe kërkon nëpër dhoma, por nuk gjen askund asnjërin prej banorëve. Ata ndodhen në ambientet e tualetit, të cilat ende nuk i kishin parë. Pas pak minutash ata takohen pranë ambientit të pishinës, duke krijuar situata humori për publikun. Ndërkohë, në studio kanë mbërritur dy banorë të tjerë, Marselini dhe Eldora. Marselini mendon se në jetën e tij ka vetëm të tashme. Ai është nga Berati dhe jeton në Bari të Italisë. Si moment të vështirë ai e mendon ikjen në Itali, pasi veten e shikonte si një djalë provincial. Ai tregon se prej tre vitesh është bërë baba dhe fëmija e tij dhe e ëma ndodhen në Shqipëri. Marselini thotë se ka shumë sekrete të tjera të fshehura veç gruas dhe djalit të tij. Eldora jeton në Tiran ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 546 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-25 | Komento (0)

Sekreti numër dy ka të bëjë me vetëkontrollin. Tae këon do është një lloj sporti. Kam filluar ta përdor në moshën 17-vjeçare, si fillim si stërvitje, por të forcon vetëbesimin. E kam ushtruar për katër vjet. Njihemi ndërkohë me sekretin numër tre. Ai tregon se ka pasur një debat me të atin dhe ka më shumë se një vit që nuk flet me të. Nuk di nëse do të arrijë të flasë me të. Ky është sekreti i këtij banori. Arbana është kurioze të dijë se sa kohë mund t’i duhet publikut për ta zbuluar një sekret dhe për këtë pyet Arjan Konomin, i cili mendon se njëri sekret me tjetrin është shumë i ndryshëm dhe për këtë arsye koha e zbulimit mund të jetë e ndryshme.
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 583 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-25 | Komento (0)

Arbana prezanton dy banorët e parë, Ilirin dhe Joanën. Ata theksojnë se për herë të parë janë në një studio të tillë. Joana përshëndet miqtë e saj më të ngushtë dhe familjen e saj, ndërsa Iliri mbesën e tij të vogël, e cila mezi priste ta shikonte nga televizori dhe të gjithë miqtë e tij. Më vonë Arbana i përcjell të dy banorët për në shtëpinë e Big Brother. Arbana fton në studio dy banorët e parë, duke njohur edhe publikun me ta. Iliri është 27 vjeç dhe jeton në qytetin Firences, që për të është qyteti i paqes. Ai thotë se punon natën në një hotel si recepsionist. Veç italishtes flet dhe gjuhën angleze. Joana vjen nga Tirana dhe është 26 vjeçe. Ajo tregon se familja e saj jeton në Athinë, por megjithatë ajo është shumë e lidhur me të. Joana ka mbaruar për farma ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 576 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-25 | Komento (0)

Reality Show i përmasave madhështore filloi. Hyn Arbana ne studio duke përshëndetur publikun dhe duke njoftuar se ky edicion do të jetë krejt ndryshe nga edicionet e kaluar, ashtu siç është njoftuar edhe më parë, pasi secili nga banorët do të mbartë një sekret, që për secilin nga ne do të jetë surprizë. Arbana jep njoftimin dytë për spektatorët, duke prezantuar opinionistin Arjan Konomi, i cili do të vazhdojë edhe këtë vit të jetë opinionit i Bb6-ës. Por Arbana shton se Arjani nuk do të jetë i vetmi opinionit. Por ai që nuk ndryshon është çmimi i madh, i cili vazhdon të mbetet 100 milionë. Arbana saktëson së 70 milionë do të jetë vlera e fituesit, por pjesa tjetër do të varet nga sekretet, rëndësia e të cilit do të sqarohet në vijim. Arbana shton se për fituesin ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 587 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-25 | Komento (0)

MOMENTI ERDHI! Kete te shtune, me 23 shkurt, ora 21:00, fillon edicioni i gjashte i BIG BROTHER ALBANIA 6! Nje reality show krejtesisht ndryshe: çdo banor i shtepise do te hyje me nje SEKRET, i cili ka nje çmim. Secili duhet te luftoje per te ruajtur sekretin e tij dhe per te zbuluar sekretin e te tjereve! Loja kete vit eshte mes banoreve dhe gjithashtu me publikun! Prisni te paprituren! 
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 616 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-23 | Komento (0)

« 1 2 3 4 5 6 »
Free web hostinguCoz