[TITLE]
[BODY]

BEST MOVIES

[TITLE]
[BODY]
Kryefaqe » Entries archive
Anaidi dhe Olta shkojnë në kuzhinë dhe fillojnë ta diskutojnë debatin mes Etlevës dhe Olsenit, ku fajtor për ta është Etleva, e cila nuk duhet të bënte shaka, ndërkohë që Olseni ka qenë serioz gjatë diskutimit. Jonilda, që ka qenë prezente gjatë gjithë kohës së debatit, i kërkon Etlevës që t’i kërkojë falje, edhe pse ai mund të jetë keqkuptuar. Të njëjtën gjë i thotë edhe Arsimi, ku e këshillon që të jetë më e kujdesshme në mënyrën se si i drejtohet dikujt, pasi ende nuk i njeh banorët. Shumica e banorëve janë të mendimit që Etleva duhet t’i kërkojë falje, ndërsa Etleva mendon se ajo asgjë nuk i ka thënë me të keq dhe sipas saj, nuk ka arsye se përse duhet t’i kërkojë falje. Olta mendon se gabimi i Etlevës është se ajo ka qenë duke qeshur gjatë bisedës, ndërsa Etleva i shpjegon se gjithçka ka qenë pa të keq. Pothuajse të gjithë banorët janë të preokupuar rreth debatit mes dy banorëve dhe në fu ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 437 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-27 | Komento (0)

Elona fillon të tregojë për mënyrën se si familja e saj ka ikur në Francë. Ajo thotë se emigrimi i tyre ka qenë zgjedhja e së ëmës dhe këtë gjë e quan një investim shumë të madh për ta. Joana e pyet për të atin: "A është i mbajtur?”. Ndërsa Olta e cila është aty afër, thotë se nëse do t’ia kishte bërë asaj këtë pyetje, ajo do të ofendohej, dhe jo vetëm ajo, por çdo njeri që jeton në Londër. Joana mundohet t’i sqarojë se ishte pyetje pa të keq, dhe thjesht i interesonte si informacion, për ta ditur se si ka ndikuar jetesa ne Francë dhe fakti që ka vetëm vajza. Kështu fillon një diskutim midis tyre, për kontekstin e fjalisë dhe shkakun pse ndonjëherë mund të keqkuptohen me njëri-tjetrin. Mes Olsenit dhe Etlevës rifillon diskutimi i lënë përgjysmë, ku Olseni është ndier i ofenduar nga fjalët e Etlevës. Ajo mundohet ta sqarojë se konteksti i fjalisë nuk ka qenë negativ, por ai i vendos fjalisë një in ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 402 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-27 | Komento (0)

Disa nga banorët janë duke ngrënë në kuzhinë, ndërkohë që fillon një keqkuptim mes Olsenit dhe Etlevës. Olseni thotë se dëshiron të ketë një djalë në jetë, edhe nëse për këtë do t’i duhej të bënte 20 fëmijë. "Ja se ku duket shqiptari”, shprehet Etleva, duke vazhduar: "Olsen, a je njeri?”. Olseni ofendohet nga fjalët e Etlevës dhe i thotë se ajo ende nuk e njeh atë dhe nuk ka të drejtë të flasë në këtë mënyrë. "Nëse s’jam njeri, çfarë jam?”, i thotë Olseni i prekur nga fjalët e saj. Ndërsa Etleva i thotë se me këtë qëndrim, ka përmbysur mendimin që ajo kishte krijuar për të dhe se çuditet që një shaka e shndërroi në zënkë. Më vonë Olseni shkon afër pishinës me djemtë e tjerë dhe u thotë atyre se u nervozua nga fjalët e Etlevës, pasi nuk i pëlqeu ironia e saj. "gjithsesi ajo ka për ta marrë përgjigjen”, thotë Olseni, duke bërë të ditur se nuk do ta mbyllë me kaq. Anaidi shkon te tavolina e ngrënies ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 402 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-27 | Komento (0)

Diskutimi mes banorëve vazhdon për minuta të tëra, ndërsa Jonilda flet për veten, duke thënë se ka karakter të vështirë, sepse nuk bindet kollaj dhe nuk i pëlqen shumë kur njerëzit e këshillojnë dhe i diktojnë se ç’duhet të bëjë. Olta dhe Olseni diskutojnë me njëri-tjetrin për udhëtimet me avion dhe jetën në vend të huaj. Olta tregon për jetën e saj në Angli dhe për karakteristikat e popullit anglez. Ajo thotë se ata edhe pse pijnë shumë, asnjëherë nuk dalin nga vetja. "Edhe unë kur pi, nuk gaboj asnjëherë”, tregon Olta për vetën. Më pas Olta e pyet Olsenin se çfarë mendimi ka për banorët brenda shtëpisë dhe karakterit të tyre. Olseni mendon se është ende herët për të dhënë një mendim. Por thotë se në përgjithësi i duket çdo gjë shumë mirë. "Unë di të përshtatem shumë mirë”, thotë ai. Ai thotë se banorët në përgjithësi kanë karaktere të ndryshëm me njëri-tjetrin dhe kjo gjë vështirësohet për të ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 390 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-27 | Komento (0)

Jonilda, Elona dhe Olta bisedojnë me njëra-tjetrën rreth martesave. Dy vajzat e pyesin Jonildën nëse është e martuar, pasi sipas tyre, ajo asnjëherë nuk i ka qëndruar një versioni. Jonilda thotë se bashkëjeton me dikë. "Ti na ke thënë që je e martuar”, i thotë Olta, ndërsa Jonilda e mohon një gjë të tillë. "Këtu nuk po kuptojmë asgjë”, shprehet Elona. Ato e pyesin atë për detaje të tjera dhe Jonilda tregon se bashkëjeton me një italian me emrin Nkol. Olta është kurioze të dije se ç’mendim ka ajo për vajzat shqiptare që martohen me të huaj. Jonilda shprehet, duke thënë se vajzat shqiptare meritojnë shumë, gjë të cilën meshkujt shqiptarë nuk mund t’ia japin dot, pasi ata shikojnë gjithmonë të kaluarën e tyre dhe ndikohen shumë prej saj. "Një i huaj të marton dhe nuk i intereson e shkuara jote”, shprehet Jonilda. Ajo mendon se në Shqipëri nuk ka barazi dhe do shumë kohë për t’u arritur kjo barazi. Më ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 392 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-27 | Komento (0)

Banorët janë të ndarë në grupe brenda shtëpisë, duke biseduar dhe i treguar histori të ndryshme njëri-tjetrit. Marselini, Anaidi, Junilda dhe Elena qëndrojnë afër pishinës, duke bërë shaka me njëri-tjetrin. Marselini fillon të flasë për Elenën dhe mendimin që ka për të. Ai thotë se ditën e parë i është dukur shumë naive, por shumë shpejt ajo e përmbysi mendimin e tij për të. "Kjo femër do përkujdesje”, thotë Marselini. Ai e shikon si banoren më të re brenda shtëpisë së Big Brother, e cila duhet të ketë mbështetjen e të gjithë banorëve të tjerë. Opinioni i tij shndërrohet në shaka nga banorët e tjerë e duke qeshur vazhdojnë bisedat e shakatë mes tyre. Pjesa më e madhe e banorëve grumbullohen në sallon dhe fillojnë të tregojnë barsoleta me njëri-tjetrin, duke qeshur e duke u argëtuar së bashku. Ndërkohë, vajzat mënjanohen në anën tjetër të dhomës dhe fillojnë të hapin tema diskutimi për jetën në ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 396 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-27 | Komento (0)

Banorët marrin vesh që Altina ka datëlindjen dhe të gjithë çohen dhe fillojnë ta urojnë edhe pse nuk e dinë që është vërtet mesnatë. Pak minuta më vonë kuptojnë që edhe Arsimi ka datëlindjen dhe duke e uruar u thonë të dyve se datëlindjet do t’i festojnë ditën e nesërme, pasi ata nuk kanë qenë në dijeni. Të gjithë banorët këndojnë këngën e urimit, ndërkohë që Vëllai i Madh u vendos muzikë në sfond e të gjithë fillojnë të kërcejnë. Marselini qëndron me Junildën afër pishinës e ai tregon histori me djalin e vet, ndërkohë që Junilda shpreh simpatinë që ka për fëmijët e vegjël. Më vonë të gjithë banorët grumbullohen e fillojnë të tregojnë për filma që kanë parë, për vendet ku kanë shkuar me pushime, duke u munduar të kalojnë kohën duke u argëtuar. Marselini, Anaidi, Junilda dhe Joana qëndrojnë te tavolina e ngrënies dhe fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin. Marselini tregon për të birin dhe për edukatën që kërkon ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 468 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-27 | Komento (0)

Joana i shpreh Anaidit pakënaqësinë e saj ndaj Ilirit dhe shton se Iliri e ka acaruar. Ajo i tregon një episod kur ka qënë duke biseduar me Marselinon për tatuazhet dhe ka ndërhyrë Iliri me ca shprehi të vetat dhe i ka prishur terezinë. Ajo duket e bezdisur nga prania e Ilirit. Edhe Anaidi nga ana tjetët i tregon për një debat që ka pasur me Ilirin në tavolinë gjatë darkës. Joana thotë se banorët duan të bëjnë debat që ditën e tretë nuk duan të rrinë të qetë. Këtu Anaidi e sqaron se ky format është ndërtuar i tillë dhe kjo është loja. Tani, shton ai, të gjithë duan të sqarojnë pozicionin e tyre. E rëndësishme është të kuptohen karakteret, kush flet më shumë, lëre të flasë etj.
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 391 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-27 | Komento (0)

Etleva dhe Jonilda ndodhen në dhomën e ndenjes dhe fillojnë të diskutojnë për lidhjet dhe martesat. Jonilda tregon edhe një herë se ka qenë 2 vjet e fejuar dhe më pas vajzat flasin për martesat sipas fesë. Etleva thotë se ajo është Katolike dhe se ëndërron që një ditë të martohet në Kishë. Në këtë moment midis vajzave lind diskutimi nëse lejohet martesa e një të krishteri me një mysliman në Kishë. Etleva thotë "unë mund të martohem në Kishë edhe nëse burri im është mysliman sepse për Kishën një Katolik duhet të bëjë betimin në Kishë”. Jonilda e kundërshton duke i thënë se ajo ka pasur të afërm të saj që u është dashur të ndërrojnë fenë për t’u martuar në Kishë. E ndërsa Etleva flet për besimin e saj dhe dëshirën e madhe që ka për t’u martuar në Kishë ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 593 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-26 | Komento (0)

Banorët ndodhen në dhomën e ndenjes dhe Iliri ngacmon Elenën duke i kërkuar që ajo të flasë për jetën e saj dhe për më tepër për gjëra intime. Elena refuzon që të flasë, ndërsa banorët e tjerë qeshin me batutat e ilirit. Duke parë që ai po e ngacmon shumë Elenën, Etleva ndërhyn duke u munduar që të ndryshojë temën e bisedës. Iliri nga ana tjetër fillon që të ngacmojë edhe atë. Ai i kërkon që të thotë fjalën më të gjatë në italisht, por vajza refuzon duke thënë "s’dua të them atë që do ti”. Iliri këmbëngul duke i thënë se ajo nuk di dhe për ta bërë të flasë i thotë "ti nuk ballafaqohesh me njerëzit”. Etleva nga ana tjetër i thotë se ajo nuk do që t’u përgjigjet pyetjeve të tij sepse në çdo debat ai kërkon me ngulm që banorët t’i përgjigjen. "Çfarë do ... Lexo Më Shum »
Kategori: Big Brother Albania 6 | Shikime: 411 | Postoi: LiXi | Data: 2013-02-26 | Komento (0)

« 1 2 3 4 5 6 »
Free web hostinguCoz