[BODY]
Ndërkohë qe banorët po festojnë ditëlindjet e Altinës dhe Arsimit, dicka
tjetër po ndodh në një cep të shtëpisë. Gjatë gjithë kësaj kohe brenda
në shtëpi ka qënë Andi, njëri nga binjakët. Si me stil ai largohet nga
turma e njerëzve dhe shkon në dhomë të rrëfimit, aty ku ndodh dhe
ndërrimi me njëri-tjetrin. Ikën Andi dhe vjen Blendi.
Blendi duket pak i hutuar se të mësohet me atmosferën festive që gjeti
në shtëpi. Por ai shume shpejt integrohet duke marrë një birrë në dorë
dhe duke u bërë pjesë e shpirtit festiv në të banorëve. Ai madje afrohet
edhe tek Arsimi dhe i uron atij ditëlindjen.
|
Banorët të kënaqur nga gatimet e bëra ulen të hanë darkë. Etleva thotë
se ky është vakti më i mirë qe kanë ngrënë ndonjëherë. Banorët urojnë
njëri-tjetrin : "Tju bëjë mirë”. Joana si shefe e kuzhinës falënderon
stafin për punën e mirë që kanë bërë. Gjithashtu nuk mungojnë
duartrokitjet e banorëve në adresë të saj. Pas kësaj banorët përgëzojnë
edhe njëri-tjetrin për punën në grup.
Jonilda nuk harron të urojë dhe dy banorët që kanë ditëlindjen Altinën
dhe Arsimin.
Ndërkohë që gjithë banorët janë duke shijuar darkën e shijshme, vetëm
Olta po qëndron me pjatë përpara dhe nuk e prek supën e pulës. Ajo bën
sikur i kërkon ndjesë Anaidit dhe ja ofron atij supën e saj. Duke u
munduar të shkëpusë vëmendjen e banorëve nga sekreti i saj, të cilët po e
pyesin se përse nuk ha, ajo devijon me arsyetimin se nuk i ka qejf
supat me krem. Ajo duket që është e uritur, dhe vendos të hajë një spec,
madje një moment py
...
Lexo Më Shum »
|
Iliri dhe Etleva ndodhen në dhomën e ndenjes duke biseduar. Ata fillojnë
të diskutojnë për homoseksualët dhe ndajnë mendime të kundërta. Etleva
thotë se ajo nuk i paragjykon homoseksualët dhe se ka shumë respekt për
ata si njerëz, duke mos u interesuar shumë për preferencat e tyre
seksuale.
"Në momentin që ata njerëz nuk më cenojnë mua, unë nuk kam asgjë kundër
tyre” thotë Etleva dhe më pas shton se asaj i dhimbsen sepse janë një
kategori që paragjykohen shumë dhe nuk pranohen nga shoqëria.
Iliri nuk ndan të njëjtin mendim me vajzën dhe thotë se ai është kundër
homoseksualitetit. Në dhomën e ndenjës vijnë edhe banorë të tjerë të
cilët futen në diskutimin e Ilirit dhe Etlevës. Banorët e tjerë
kundërshtojnë Ilirin, ndërsa Marselini i kërkon Ilirit që të shpjegojë
se përse është kundër homoseksualitetit.
Iliri nis një diskutim të gjatë për të sqaruar se përse ai është kundër
homoseksualitetit. Ili
...
Lexo Më Shum »
|
Pas diskutimit të çështjes së homoseksualitetit, banorët ndryshojnë
temën e diskutimeve. Ata fillojnë të flasin për lojën dhe sjelljen e
tyre brenda shtëpisë dhe përdorin batutën e famshme "jam vetvetja”.
Në këtë moment lind një diskutim mes Anaidit dhe Eldorës. Vajza thotë se
ajo është vetvetja dhe se në të njëjtën mënyrë sillet edhe jashtë
shtëpisë. "Unë kështu jam edhe jashtë” thotë ajo, por has në
kundërshtimin e fortë të Anaidit.
Anaidi thotë me zë të lartë se në shtëpi asnjë prej tyre nuk mund të
jetë vetvetja. "Ne s’kemi pse e themi këtë se ne këtu kemi hyrë për lojë
e nuk mund të ndodh që të sillemi njëlloj si jashtë” shton më tej ai
për të kundërshtuar Eldorën.
Për të bindur Eldorën ai i thotë se edhe që nga mënyra e veshjes apo
edhe e folura e saj nuk tregojnë se ajo është si në shtëpinë e saj.
Eldora justifikohet duke thënë se ajo vishet edhe në shtëpi me taka, por
kjo bën që Anaidi
...
Lexo Më Shum »
|
Banorët mblidhen të gjithë në dhomën e ndenjes dhe fillojnë që të
diskutojnë për punët e shtëpisë. Çdo vit në Big Brother kanë ndodhur
mjaft zënka e debate që kanë pasur në qendër të tyre higjienën dhe
mirëmbajtjen e shtëpisë.
Është bërë e zakonshme që banorët të bëjnë thashetheme për njëri-tjetrin
për higjienën dhe punët e shtëpisë. Edhe këtë vit tema e pastrimit
është prekur nga disa banorë. Kështu ata vendosin që të ndahen në disa
grupe për të menaxhuar, pastrimin dhe gatimin.
Të gjithë ndajnë opinione të ndryshme dhe në fund bien dakord që të
ndahen në katër grupe me nga katër banorë. Grupet do të merren një javë
me gatimin e një javë tjetër me pastrimin e shtëpisë.
Pasi të gjithë bien dakord për punët e shtëpisë, banorët shpërndahen dhe
rinisin përsëri bisedat e tyre.
|
Joana dhe Jonilda kanë dalë pranë pishinës dhe fillojnë të komentojnë
vajzat e shtëpisë. Ato flasin kryesisht për veshjet e tyre. Joana thotë
se i pëlqen mënyra se si është veshur Eldora, plot ngjyra, por më pas
qesh në mënyrë tallëse me të sepse sipas saj nuk është kombinuar siç
duhet dhe ka veshur tuta me këpucë me taka. Kështu të dyja vajzat qeshin
me ironi.
Më pas aty vijnë edhe Iliri dhe Marselini. Vajzat komentojnë trupin e
Elenës duke lënë të kuptohet se nuk u pëlqen. Në një moment Iliri hedh
një batutë për Elonën. "Ne në shtëpi jemi 15 vetë?” thotë ai dhe më pas
shton se për të Elona pothuajse nuk ekziston. Joana i thotë se ata janë
16 vetë dhe se sipas saj Elona po sillet si vëzhguese.
Më pas ata ndryshojnë temën e bisedës dhe pasi përfundojnë së piri
cigaret futen në dhomën e ndenjes për të vazhduar aty me biseda të
ndryshme.
|
Big Brother ka vendosur që këtë javë banorët të zbulojnë një nga
sekretet e tyre. Duke filluar nga sot, Big Brother do t’u japë banorëve
indikacione për një nga sekretet, përmes disa provave që ata do të
kalojnë. Të dhënat do t’i orientojnë banorët drejt sekretit.
Ata do të kalojnë katër prova, pas të cilave janë fshehur katër të dhëna
që identifikojnë sekretin. Detyra e banorëve është që të tregohen të
vëmendshëm në çdo provë dhe të përmbushin me përpikmëri çdo detyrë që
Big Brother do t’u japë.
Ata duhet të tregohen të kujdesshëm sepse provat janë individuale.
Secili prej tyre duhet ta mbajë të fshehtë në rast se arrin të zbulojë
indikacionin dhe duhet ta thotë atë vetëm në dhomën e rrëfimit. Në
mënyrë absolute ata nuk duhet të komentojnë me njëri-tjetrin këtë.
Në fazën e parë banorët do të gatuajnë. Fillimisht ata ndahen në 5 grupe
me nga 3 banorë ku njëri prej tyre do të jetë Shefi i kuzhinës
...
Lexo Më Shum »
|
Banorët hanë mëngjes dhe gjatë kësaj kohe zhvillojnë biseda të ndryshme,
duke shijuar dhe komentuar muzikën që vëllai i madh ka vendosur në
sfond.
Më pas ata diskutojnë për ushqimin dhe gatimin e drekës.
Marselini, Olseni dhe Elena ndodhen në dhomën e ndenjes. Dy djemtë
diskutojnë për tatuazhet dhe kuptimet e tyre. Marselini tregon për
tatuazhet e tij dhe Olseni shpreh simpatinë e tij kundrejt tyre.
Dy djemtë ndajnë mendimet e tyre në lidhje me tatuazhet për disa minuta
me radhë, ndërsa Elena e cila ndodhet e ulur pranë Marselinit qëndron e
heshtur gjat gjithë kohës. Ai e vë re këtë dhe si për t’i tërhequr
vëmendje nxjerr një pasthirrmë. Elena trembet dhe vë pak buzën në gaz,
por në fytyrën e saj dallohet qartë mërzitja.
Marselini e pyet Elenën:- "je përgjumësh?”. Vajza e mohon dhe ai shton
më tej:- "po çfarë ke?”. "Jam mërzitur.” i përgjigjet Elena, por pa
dhënë arsye se përse.
Më pas dy djemtë v
...
Lexo Më Shum »
|
Banorët flenë deri vonë, si pasojë e qëndrimit zgjuar deri në mëngjes.
Ata zgjohen vetëm pas ndezjes së dritave dhe vendosjes së muzikës në
sfond nga Vëllai i Madh. Fillojnë të zgjohen një nga një të gjithë
banorët e të merren me veten dhe sistemimin e rrobave dhe sendeve
vetjake.
Disa nga banorët shkojnë në kuzhinë për të ngrënë mëngjesin e fillojnë
të bisedojnë me njëri-tjetrin, ndërsa pjesa tjetër ndodhen ende në
dhomën e gjumit.
Marselini dhe Olseni dalin në kopsht dhe pijnë kafenë e mëngjesit dhe
cigare me njëri-tjetrin. Marselini thotë se ndihet keq mëngjesin e
sotëm, sepse i mungon ngrohtësia e një personi të afërt. "Kam nevojë për
dashuri, për ngrohtësi. Ndihem shumë i vetmuar”, shprehet ai. Olseni
thotë se këtë gjë duhet t’ia bëjnë të ditur vajzave, që t’i qëndrojnë më
afër. Ndërsa Marselini gjykon sjelljen e tyre te ftohtë ndaj djemve.
Marselini hedh idenë për t’i bërë një lojë Anaidit
...
Lexo Më Shum »
|
Edhe pse ka ardhur mëngjesi, banorët vazhdojnë të bisedojnë në sallon.
Elona dhe Olta janë duke folur për Elenën, ndërkohë që në bisedë hyjnë
edhe banorët e tjerë. "Më duket figurë interesante”, thotë Elona për të.
"Edhe pse nuk flet, nuk do të thotë se nuk ka gjë për të thënë”,
vazhdon mendimin Joana. Elona e vlerëson që Elena është e përmbajtur,
duke marrë parasysh moshën e saj të vogël. Ndërsa Olta mendon se Elena
është e paedukatë dhe këtë gjë e shikon nga mënyra se si u drejtohet
banorëve. "Ajo është personazh dhe ajo mënyrë e të folurit i shkon”, ia
kthen Elona, e cila shton se pa këto elemente, nuk do të ishte kaq shumë
interesante. Olta ia fakton mendimin, duke i sjellë disa situata ku ka
qenë edhe vetë prezente dhe tregon se Elena nuk ka edukatë, këtë gjë e
tregon me mënyrën se si flet. "Ta siguroj se do t’ia dalë shumë mirë
edhe kështu”, shton Elona.
Pasi mbarojnë dis
...
Lexo Më Shum »
|